You are here

GNOME 2.18 midis nesh

laurenti's picture

Dje, Projekti GNOME festoi lëshimin e GNOME 2.18, versionit më të ri të desktop-it të lirë e shumë piataformësh.

Lëshuar në datën e planifikuar, ky version është rezultati i gjashtë muajve të punës të së gjithë kontribuesve të GNOME nga mbarë bota: hackers, dokumentues, specialistë të açesibilitetit dhe përdorueshmërisë, përkthyes, mirëmbajtës, sysadmins, shoqëri, artistë, përdorues dhe testues. Falë punës së tyre të mrekullueshme, sot kemi një version të ri me të cilin të ndihemi krenarë - shumë të faleminderit çdo kontribuesi!

Informacionet në lidhje me GNOME 2.18 mund të merren tek shënimet e lëshimit, tek faqja e nisjes për versionin 2.18.

Mbi GNOME 2.18: http://www.gnome.org/start/2.18/

Ndërkohë, zhvilluesit GNOME nga mbarë bota janë duke menduar për karakteristikat e reja që do të shtohen në versionin e ardhshëm të GNOME, që parashikohet të lëshohet në shtator 2007.

Enjoy!

- The GNOME Release Team

Burimi: Celebrating the release of GNOME 2.18!

Komente

altiX's picture

Përshëndetje Laurent,
A ke provuar ta instalosh me GARNOME apo jhbuild në Debian Sid. Ndonjë udhëzues nga ndonjë lidhje ose nga ti, rreth instalimit të GARNOME apo jhbuild në Debian Sid?

laurenti's picture

Përshëndetje altiX,

rruga më e thjeshtë për të provuar GNOME 2.18 është ndonjë LiveCD apo disk image (vmware) vënë në dispozicion tek faqja zyrtate e GNOME. (http://www.gnome.org/start/2.18/)

Sigurisht, me pak durim mund të provohet edhe me anë të jhbuild, duke përdorur modulesets dhe shëmbullin për .jhbuildrc vënë në dispozicion gjithmonë tek faqja e GNOME.

Përsa i takon instalimit dhe konfigurimit të jhbuild mund të ndiqet gjithmonë menyra sikurse nga ky udhëzues: mjafton të përshtatet konfigurimi dhe lista e modulëve që duhen përdorur sipas http://ftp.gnome.org/pub/GNOME/teams/releng/2.18.0/.

Personalisht përdor jhbuild me versionet HEAD të paketave për GNOME, kur të gjej pak kohë do të provoj versionet për GNOME 2.18.

altiX's picture

GNOME 2.18 e kam në VMWare te Ubuntu 7.04. Sot e aktualizova. Do të shikoj me anë të jhbuild, duke përdorur modulesets; edhe pse jam i vetëdijshëm se mund të paraqiten probleme. Edhe nëse paraqiten ato, nuk ka problem pasi që Sid e kam edhe në një particion edhe ne VMWare. Do ta provojë në VMWare.