Assemblée Nationale, parlamenti francez, duke filluar nga viti 2007 do të përdorë software open source për deputetët.
Në këta kompjuter do të përdoret sistemi operativ Linux, suite Open Office, dhe shfletuesi web Firefox.
Migrimi drejt open source vjen si pasojë e kërkesës së presidentit të Assemblée nationale, Jean-Louis Debré.
Një studim i kryer ka vënë në dukje që me anë të përdorimit të open source do të jetë i mundur një kursim i madh në shpenzimet e parlamentit.