You are here

Kompromentohet një nga server-ët e projektit Debian

laurenti's picture

Njëri prej server-ve qendrorë të projektit Debian (gluck.debian.org) ka shumë mundësi të jetë kompromentuar dhe, përkohësisht, është nxjerrë jashtë-linje për të kryer hetimet e nevojshme dhe proçedurat e pastrimit.Ky sulm (me sa duket i përfunduar me sukses) na bën të kujtojmë menjëherë rastin e fundit (2003) që një server i projektit debian kompromentohet: mjaftoi një fjalëkalim i "sniff-uar" që serverët përgjegjës të mailing lists dhe CVS të projektit të viheshin menjëherë jashtë linje dhe më vonë të kryhej reinstalimi.Aktualisht, shërbimet e bllokuara janë:

  • cvs,
  • ddtp,
  • lintian,
  • people,
  • popcon,
  • planet,
  • ports,
  • release

Hollësi të mëtejshme do të vihen në dispozicion në ditët e ardhshme.