You are here

GNOME 2.14 dhe përkthimet shqip

laurenti's picture

Pak ditë para lëshimit të verisonit përfundimtar 2.14 të GNOME, edhe shqipja shënon 100% në përkthime -> http://l10n-status.gnome.org/gnome-2.14/sq/desktop/index.html

Për fat të keq, ngelen pak ditë për të kryer një kontroll të plotë cilësie mbi përkthimet :-(

Mbas rreth 1 ore JHBuild do të ketë përfunduar instalimin e versionit 2.14/cvs të GNOME dhe do të mundohem të ve në dispozicion pamjet e para në shqip (bukuria dhe pastërtia e këtij versioni të bën të dashurohesh akoma më shumë me të :-) ).
Njëkohësisht duhet mbaruar dhe përkthimi i Release Notes për GNOME 2.14. (http://www.gnome.org/start/2.14/notes/C/index.html) kush do t'i hedhë një sy.
Vjet i takoi Elianit "ky nder": Elian, ku je??

Sidoqoftë, do të përkthehen nesër ose pasnesër.

Komente

laurenti's picture

Ok..."Shënimet e lëshimit" për GNOME 2.14 janë gati edhe në shqip e sapo u shtuan në CVS.
Duhet të jenë të dukshme (në shqip) mbas 2-3 orëve?
Sidoqoftë, ja adresa: http://www.gnome.org/start/2.14/notes/sq/

(Është në versionin 1.1 si përkthim, duhet të ketë patjetër nevojë për ndonjë ndryshim/korrigjim).