M.q.s. kemi të bëjmë me një server është mirë që ora e sistemit të sinkronizohet rregullisht me një server NTP.
Krijojmë file e crontabs:
touch /var/spool/cron/crontabs/root
Shtojmë në të rreshtat në vazhdim:
# përditëso orën me serverët ntp
0 3,9,15,21 * * * /usr/sbin/rdate 128.2.136.71 | logger -t NTP
Pastaj:
chmod 600 /var/spool/cron/crontabs/root
Rinisim cron:
/etc/init.d/cron restart