Xfce-ja është një mjedis desktop për sisteme operativë të llojit *nix.
Përkthimi i parë ka qenë për versionin 4.3.2. Ndërsa ky version është 4.4, me diçka më tepër që nuk u përfshi në 4.4 (squeeze në mos gaboj).
Përkthimit të Xfce-së si një përmbledhje programesh i shtohet këtë radhë edhe përkthimi i site-it zyrtar, Xfce në Shqip, ku mund të gjenden shumë të dhëna rreth saj. Ndër to përmendim edhe doracakë për përdoruesin.
GNOME dhe KDE janë dy mjediset më të njohur për desktop, mbi përkthimet në shqip të të cilëve punohet vazhdimisht. Përkthimi i Xfce-së shtysën e pati nga ideja për të provuar përkthimin e plotë të një mjedisi desktop duke u bazuar në një grup termash për të cilët nuk ka mirëpranim nga palë të ndryshme që janë marrë me përkthimet.
Arsyeja tjetër është fakti që Xfce është më pak kërkues ndaj sistemit, kur vjen puna te fuqia që duhet të ketë një i tillë për të xhiruar këtë apo atë ndërfaqe grafike përsipër bërthamës së sistemit operativ, Linux në rastin tonë.