Megjithëse tashmë kanë kaluar shumë kohë nga lëshimi i versionit në shqip të OpenOffice.org2 Beta, paketimi për debian vazhdon të mos arrijë.
Mesazhi email i dërguar Grupit të punës për përshtatjen në shqip të OpenOffice.org ka mbetur akoma pa përgjigje. Në pritje të përgjigjes dhe, në pritje të rifreskimit të paketave RPM të lëshuara nga ky grup, vendosa të "debianizoj" versionin aktual të lëshuar në shqip (v. 1.9.104.1).
Paketi rezultues është një file i vetëm .deb që mund të instalohet krahas versionit experimental të afruar nga mirëmbajtësi Debian i OpenOffice.org.
Proçedura e instalimit është e thjeshtë
1- Shkarkoni file openoffice-snapshot_2.0beta-1.deb nga kjo adresë.
2- Shkarkoni nga e njëjta adresë file e kontrollit MD5SUM dhe verifikoni pakon .deb të shkarkuar:
md5sum openoffice-snapshot_2.0beta-1.deb
3- Instaloni duke dhënë komandën:
sudo dpkg -i openoffice-snapshot_2.0beta-1.deb
4- Nëse keni probleme me versionin që keni aktualisht të instaluar, komanda transformohet si në vazhdim:
sudo dpkg --force overwrite -i openoffice-snapshot_2.0beta-1.deb
5- Për t'a hequr, mjafton komanda:
sudo apt-get remove openoffice-snapshot
6- Për çdo problem të ndeshur, shkruani.
7- Kërkoni nga grupi i punës për përshtatjen në shqip të openoffice.org lëshimin e pakove .rpm sa më të përditësuara :-)
8- Mos harroni që kemi të bëjmë gjithmonë me versionin Beta të OpenOffice.org2!