Të instalosh GNU/Linux Debian është e vështirë? Jo!
Janë të shumtë ata që nuk marrin guximin të instalojnë këtë shpërndarje Linux thjesht duke u nisur nga sa dëgjojnë mbi vështirësitë në instalim: e pra jo, Debian është i "thjeshtë" në instalim aq sa janë dhe shpërndarjet e tjera Linux.
Disa djem sapo kanë vënë në dispozicion një dokument, në sitin e albalinux.org, që përshkruan në menyrë të qartë fazën e instalimit të GNU/Linux Debian.
Unë po shtyhem pak më tej: po vë në dispozicion fotot hap-pas-hapi marrë gjatë instalimit të Debian Sarge (NetInstal), instalim i kryer gati krejtësisht në gjuhën shqipe (d_i), deri në instalimin e ambientit të punës GNOME, krejtësisht në shqip.
Nëse dikush ka vështirësi apo paqartësi në hapat e ndjekur, mjafton si gjithmonë të pyesë :-)
Fotot mund të vizitohen duke klikuar këtu.
Shikim të mbarë!