[img_assist|nid=1291|title=|desc=|link=none|align=left|width=100|height=28]Komuniteti i OpenSolaris sapo ka lëshuar versionin e parë zyrtar të sistemit operativ të quajtur OpenSolaris, deri tani në dispozicion vetëm në versione alpha për zhvilluesit dhe kuriozët. Lëshimi korrespondon me kongresin e CommunityOne që mbahet në San Francisco. OpenSolaris 2008.05 karakterizohet nga përpjekjet për ta bërë sa më tërheqëse për përdoruesit e piataformës rivale Linux. Projekti OpenSolaris derivon direkt nga projekti Indiana, udhëhequr nga Ian Murdock.
Ian murdock, krijuesi i shpërndarjes Linux Debian, ka shndërruar rrënjësisht projektin Opensolaris, me shtimin e funksioneve të derivuar apo ideuar prej sistemeve më të njohur Linux . Mund të përmendim sistemin e instalimit nga live cd dhe menaxhuesin e paketave synaptic përbërës të Ubuntu dhe Debian që gradualisht janë përfshirë në Indiana. Opensolaris kështu kërkon të bashkojë më të mirat e teknollogjisë Solaris dhe Linux. Opensolaris bazohet në kernel Solaris, përfshin karakteristika interesante si file system ZFS e Dtrace. DTrace është një framework për ndjekjen dinamike të aktiviteteve të kryer nga sistemi operativ. Cilësi të tjera të OpenSolaris janë përfshirja e desktop Gnome 2.20 dhe menaxhuesi tashmë me famë i dritareve open source Compiz.
Gli aggiornamenti di OpenSolaris saranno rilasciati ogni sei mesi, cosi come avviene in Ubuntu.
OpenSolaris.org fillohet si një projekt opensource nisur nga Sun në vitin 2005 për të zhvilluar një komunitet rreth Solaris. Sistemi operativ OpenSolaris shërben si piataformë në të cilën testohen karakteristikat e zhvillimit për të qenë gati për versionin komercial të Sun “Solarisâ€. Kemi të bëjmë me një model të ngjashëm me atë të përdorur nga Red Hat me Fedora. Me këtë veprim Sun afrohet gjithmonë e më shumë me botën opensource dhe të shpërndarjeve Linux.
Duke kujtuar edhe njëherë që CD e OpenSolaris është njëkohësisht dhe CD-Live dhe CD instalimi, ju uroj një provë të këndshme të gjithëve.