You are here

Spiunë në kompjuterin tënd

AlbLinux's picture

Një e vërtetë shqetësuese është ajo që në këtë çast agjentë sekretë mund të jenë duke përgjuar brenda kompjuterit tënd.

Të ashtuquajturat "programe parazite" marrin shënim gjithçka që ti bën me kompjuterin tënd të cilat u shiten pastaj palëve të treta që mund të jenë të interesuara.

Pjesa më e madhe e programeve parazite ndahen në dy kategori:

- "adware" - programe në kompjuterin tënd që bëjnë të kërcejnë përpara syve të tu dritare të vogla me reklama, instalojnë tabela me reklama ose gjatë kërkimit që bën në internet apo gjatë bredhjes atje të sjellin në plan të parë faqet prej të cilave sponsorizohen (EZula).

- "spyware" - pajisje të fshehura në kompjuterin tënd që shohin se çfarë bën, vjedhin të dhënat personale dhe i dërgojnë pastaj në rrjet.

Të përbashkët kanë atë që këta vetëshkarkohen në heshtje në kompjuterin tënd ndërkohë që je në linjë.

Ndonjëherë ato vijnë të bashkangjitura me programe që ti i shkarkon nga nga rrjeti - hollësitë janë shpesh të përshkruara me germa të vogla në marrëveshjen për përdorimin e tyre por pjesa më e madhe e përdoruesve e kalojnë këtë pa i hedhur ndonjë sy.

Ndonjëherë ato nuk kanë nevojë as për lejen tënde për tu vetëshkarkuar ndërsa je futur në ndonjë faqje ku sÃ…Âœduhet të futeshe.

Programe kundër "adware" dhe "spyware"

Vetëm pas instalimit të një ashtuquajturit 'muri kundër djegjes' (firewall) - që lejon vetëm programet e lejuara prej teje të futen në internet - arrin të kuptosh se çÃ…Âœpo ndodh.

Gjithashtu janë zhvilluar programe që gjejnë dhe heqin programet parazite. Revista Rruzull mund tÃ…Âœju këshillojë përdorimin dhe shkarkimin e programeve të mëposhtme:

Spybot - Search & Destroy 1.1 nga Universiteti i Dortmund'it
http://studserver.uni-dortmund.de/~su1669/spybotsd11.exe

Ad-aware 5.62.zip
http://www.jmb-electronique.com/document/Ad-aware%205.62.zip

Ndërkohë edhe pala tjetër po kundërsulmon. Disa programe të krijuara së fundi janë në gjendje të çÃ…Âœinstalojnë pajisjet kundër-parazite.

Shmangiuni Internet Explorer

Disa shoqëri janë duke shfrytëzuar disa të çara në programin Messenger të Windows për të shfaqur tinazi reklama në ekran.

Mënyra më e lehtë për tÃ…Âœiu shmangur këtyre parazitëve është mospërdorimi i Internet Explorer pasiqë është bërë shënjestër e shumë shoqërive "adware" dhe "spyware".

Të paktën duhet të jesh i sigurtë që ke instaluar arnat e sigurimit. Asnjëherë nuk duhet të klikosh "Yes" (Po) kur të shfaqet 'Do you want to download and install?' (A don të shkarkosh dhe instalosh ?) përpara se të jesh 100 % i sigurtë se shoqëria që e ka bërë atë program është e besueshme.Përveç se spiunojnë atë që bën, pjesa më e madhe e programeve parazite janë të shkruara keq dhe mund të dëmtojnë proceset në kompjuterin tënd, disa të tjera ta ngadalsojnë kompjuterin si dhe lidhjen me internetin.

Alvin Ekmekciu
Burimi: BBC
@Revista Rruzull