Meqenese me sa di une bota "open source" njihet jo vetem per dashurine mbi njohurite informatike por per dashurine mbi njohurite ne pergjithesi;po ju dergoj nje artikull qe ka te beje me ekonomine e vendit tone te dashur,i botuar tek revista "Bisnesi".
Shprivatizimi i ekonomisë sonë
[Botuar në Panorama, datë 18.03.2004]
“Iu dha liçensa e tretë†e celularit (telefonisë së lëvizëshme) Telecomit (firmës famëkeqe shtetërore),†na informon, me gojën e vet, ministri i transportit; “do të ndërtohet TEC-i (centrali elektrik) i Vlorës†(nga shteti), dhe, “do të ndërtohet me paratë e shtetit linja hekurudhore elektrike Durrës-Tiranë,†dëgjojmë leksionin vlonjat të kryeministrit: të gjitha këto janë lajmet shokuese të ditëve të fundit. Janë shokuese sepse bëhet fjalë për miliona dollarë që i lihen në dorë qeverisjes që tÂ’i menaxhojë (apo tÂ’i shpërdorojë), sipas vendimeve ekonomike të saj. Normalisht, duhet të dëgjonim: “iu dha liçensa e tretë kompanisë private X, e cila nuk ka lidhje, as të fshehta, as me shtetin tonë dhe as me dy kompanitë ekzistuese AMC dhe VodafoneÂâ€ÂÂ, apo “u privatizuan burimet energjitike (centralet elektrike, hidroçentralet dhe termocentralet ekzistuese) dhe firma private Y do të ndërtojë një TEC në VlorëÂâ€ÂÂ, apo “iu dha konçension BOO (build-operate-own, që do të thotë ta ndërtojë, ta përdorë dhe ta zotërojë) për ndërtimin e një linje hekurudhore elektrike Durrës-Tiranë, firmës private ZÂâ€ÂÂ. Lajme të tilla të investimeve private (jo shtetërore) hem do të na gëzonin, e hem do të na linin të qetë, sepse ata që do të mernin këto vendime, pra shpenzimin e qindra milionë dollarëve në këto investime, do të ishin privatë, pra do të mernin vendime për të shpenzuar paratë e tyre: normalisht privatët nuk para janë budallenj që “tÂ’i hedhin në lumë paratë e tyre†prandaj pak ua kemi merakun në vendimet e tyre për të investuar.
Nuk duhet të na zejë gjumi natën kur mendojmë se vendimet për të shpenzuar paratë tona po meren nga disa nëpunës shteti, të shtetit më të korruptuar në botë (shtetit tonë). Këtyre nëpunësve nuk duhet tÂ’u lemë të drejtën të vendosin për të shpenzuar paratë tona, kushdo qofshin, kryeministra, ministra apo drejtorë drejtorishë, etj. Ka disa arsye të njohura se pse: e para, sepse si rregull, janë nëpunës të korruptuar, që mendjen e kanë jo tek punët e shtetit, pra jo për të shpenzuar me vend paratë tona, por e kanë mendjen veç ku tÂ’u dalë gjë për xhepin e tyre E dyta arsye se pse nuk duhet të vendosin nëpunësit e shtetit për këto investime, është sepse edhe e gjithë bota e ka pranuar politikën e privatizimit të ekonomisë, e kanë pranuar tashmë edhe vende që kanë nëpunës shtetërorë “100 herë†më të ndershëm se tanët, pra edhe të huajt e kanë vendosur se paratë shpenzohen shumë më mirë kur shpenzimi i tyre vendoset nga pronarët e parave se sa kur vendimi meret nga zyrtarë shtetërorë, e përsëris, edhe kur këta zyrtarë janë më të ndershmit në rruzull. Së treti, me dëshirë a pa dëshirë, edhe PS shqiptare, e ka pranuar në programin e saj privatizimin e ekonomisë, e jo shtetizimin e saj, shprivatizimin, gjë që do ta kthente mbrapsht edhe PS, nga statusi aktual i partisë socialistë, në atë të origjinës, atë të partisë komuniste.
Po përse po ndodh ky shprivatizim në “mes të ditës†dhe nuk ulurasin, në kor, të gjithë partitë, e të parat ato të opozitës, duke nisur nga PD, e pastaj edhe ato të maxhorancës! Përse pranohet në vitin 2004, çmenduria e para vitit 1990, çmenduria e komunizmit shqiptar, kur qeveria, komisioni i planit të shtetit, vendoste për çdo gjë, që nga çmimi i gozhdëve, deri tek numuri i kafeneve në qytet, e deri tek fabrikat që duheshin ndërtuar, vendime që bënë që ne shqiptarët ta pësonim më keq se e gjithë lindja e Evropës: patëm urinë dhe robërinë komuniste më ekstreme! Në se ky veprim, i investimeve shtetërore në fusha ku privati është provuar se është “100 herë më efikasÂâ€ÂÂ, do të bëhej në vitin 1992, mund edhe të pranohej si injorancë, e rrjedhur nga këshillat e ekonomistëve të edukuar në shkollat e komunizmit. Por jemi në vitin 2004, kur kemi më shumë se 13 vjet në “jokomunizëmÂâ€ÂÂ. Atëhere, duke përjashtuar injorancën dhe budallallëkun, mbetet të kërkohet në drejtime të tjera. E drejtimet e vetme që më vijnë në mend janë korrupsioni i zyrtarëve shtetërorë shqiptarë e edhe të huaj, korrupsion që mund të shprehet në disa forma; sa për ilustrim, po rreshtoj disa nga këto forma,:
1. Duke u bërë investime shtetërore dhe jo private, qarkullojnë qindra milinona dollarë nëpër duart manipuluese të nëpunësve shtetërorë, dhe si rregull i korrupsionit, ngjiten në ato duar disa miliona dollarë, për të përfunduar në xhepat e nëpunësve të shtetit shqiptar.
2. Duke investuar shteti shqiptar, edhe kur fondet janë “të organizmave ndërkombëtare†(në fakt janë fonde që meren nga llogaria për Shqipërinë pranë atyre organizmave), angazhohen nëpunës të Bankës Botërore e tjerë, për implementimin (vënien në jetë) të këtyre fondeve (siç është rasti i “TEC-it të VlorësÂâ€ÂÂ. Nëpunësit e Bankës botërore dhe të organizmave ndërkombëtare, që rekomandojnë investime të tilla shtetërore, tani në vitin 2004 (dhe jo në vitin 1954), qofshin francezë apo nënshtëtas të tjetrë, natyrisht që japin këshilla që janë në kundërshtim me leksionet e institucioneve nga ku paguhen, me leksionet dhe parimet e shpallura botërisht. Natyrisht që mbetet të pranohet se ata, specialistët e huaj “$1000/ditaÂâ€ÂÂ, natyrisht që kanë motive të forta për tÂ’iu kundërvenë parimeve të institucioneve ku paguhen (duke bërë ortakllëqe të fshehta me nëpunësit tanë), e motivi më i thjeshtë që më vetë ndër mend, është të sigurojnë vazhdimin e punësimit në Bankën Botërore (apo në organizmat e tjera përkatëse), deri edhe duke u marrë me absurdin e shprivatizimeve në Shqipëri (nuk përjashtohen edhe zarfat qinda mijra dollarëshe nga kompanitë që do të fitojnë tenderat “ndërkombëtarëÂâ€ÂÂ!). .
3. Investitorët e huaj, janë më komodë të vijnë të punojnë këtu, në Shqipëri, duke u paguar, nga ne, thjesht për punën që bëjnë, se sa të punojnë me paratë e tyre, e ta marrin shpërblimin e punës dhe të investimit të parave të tyre, nëpërmjet fitimit nga aktiviteti i biznesit: pse tÂ’i hynë rreziqeve kur gjejnë “budallenj†që i mbajnë rreziqet vetë, siç i mban shteti ynë!
Po le ta lemë analizën e arsyeve që shtyjnë qeverinë në gafa të tilla, e të gjejmë zgjidhjen e kësaj katastrofe shprivatizimesh? Urgjentisht duhet të ngrihen për të ndaluar këto shprivatizime, i gjithë opinioni pozitiv shqiptar, sidomos politikanët e ndershëm nga të gjitha drejtimet, majtas dhe djathtas, duke vendosur me ligj të prerë: ndalohet që shteti shqiptar të bëjë investime që diku në botë janë private; shteti shqiptar duhet të krijojë lehtësi që këto lloj investimesh tÂ’i bëjnë investitorët privatë, shqiptarë ose të huaj. Kështu, do të kemi një firmë të tretë të celularit private e cila do të konkurojë “long hand†(pa lidhje të fshehta) me Vodofone dhe AMC; do të kemi një TEC të Vlorës privat i cili do të shesë energji në tregun shqiptar, njësoj siç shesin centralet elektrike që nga Suedia e deri nga Bullgaria, apo njësoj siç shitesh nga privati energjia elektrike, në kohën e mbretit Zog; të kemi një hekurudhë elektrike Durrës-Tiranë private, e cila do të sigurojë lidhjen e rehatëshme e komode të Durrësit me Tiranën, ku pronari i saj, i hekurudhës, do të nxjerrë paratë e shpenzuara për ndërtimin e saj, me biletat që do tÂ’u shesë udhëtarëve, në konkurence të lirë me furgonat dhe autobuzët, (e jo me paratë e pensionistave, e të tjerë nevojarëve të buxhetit tonë); të kemi të gjitha centralet elektrike dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, të privatizuar, gjë që do të sigurojë, më së fundi, energjinë elektrike me cilësi dhe pandërprerje, në shtëpitë dhe bizneset shqiptare; të kemi telekomin privat duke siguruar tarifa të kontollueshme nga shteti (kështu siç është, shtetëror, i bie që shteti të kontrollojë shtetin). Shteti ynë nuk duhet të meret me këto investime, por duhet të përqëndrohet, të meret vetëm me ato gjëra që nuk i bën dot aq mirë privati, edhe në vendet tjera, e jo më tek ne, jo që jo. Shtetit tonë i mbeten mjaft për të bërë, e që deri tani nuk ka qenë në gjendje tÂ’i bëjë, i mbetet të bëjë mirë sa vijon: të rregullojë, të pastrojë e tÂ’i bëjë më efikase gjykatat, prokuroritë, entet rregullatorë të aktiviteteve monopol (si telefonia, elektriku, uji etj.), ministritë e bashkitë, e të tjera të këtij lloji.
Bashkim Kopliku
Durrës, më 15.03.2004