You are here

PHP-Nuke 7.6

AlbLinux's picture

Sapo është lëshuar versioni i ri 7.6 i PHP-Nuke, CMS më të përdorur në web.
Ky version sjell akoma më shumë të reja, duke vazhduar dhe përkryer përmirësimet e filluara nga versioni i kaluar 7.5.
Disa nga ndryshimet dhe korrigjimet që mund të përmendim, janë;

Korrigjohet funksioni "edit" në administrim që nuk i shfaqte administratorit modulët e autorizuar (Falenderime jaggura i http://www.whereiroost.com)
- Shtohet suporti për shfletuesin FireFox (http://firefox.com) për numëruesin e siteve tek moduli "Statistics".
- Shtohet suporti RSS feed për shfletuesin FireFox.
- Si përgjigje ndaj kërkesave të shumta, për të bllokuar hyrjet e padëshiruara në administrim, tani mund të ndryshohet emri i skedës admin.php në emrin_që_dëshiron.php dhe të përcaktosh emrin tek skeda config.php. Në këtë menyrë askush (apo tools automatikë) nuk mund të njohin emrin e file të administrimit. Gjithashtu është shtuar një metodë e re URL redirection për të fshehur riferimin kur klikon tek një lidhje në brendësi të sistemit të administrimit.
- Shtohet një kartelë e re e quajtur /includes/custom_files në të cilën, po të ekzistojnë skedat custom_mainfile.php, custom_header.php e custom_footer.php do të përfshihen automatikisht tek mainfile.php, header.php dhe/apo footer.php. Edhe skeda /includes/my_header.php është eleminuar dhe është shtuar skeda e re /includes/custom_files/custom_head.php. Me këtë karakteristikë bëhet më e lehtë rifreskimi i sitit pa humbur ndryshimet dhe personalizimet e kryera (këto skeda nuk përfshihen në pakon PHP-Nuke për të shmangur mbishkrimin e mundshëm të skedave ekzistuese).(Falenderime André V. Escudero për këshillën).
- Administrimi i Forums lëviz tek kartela e modulit (Falenderime Chatserv i http://www.nukeresources.com)
- Shtohet një kontroll tjetër tek administrators/authors adition functions për të garantuar hyrjen për vetëm superuser (Falenderime Chatserv i http://www.nukeresources.com)
- Korrigjohet një difekt në kërkim tek moduli Forums (Falenderime Chatserv i http://www.nukeresources.com)
- Korrigjohet difekti (i rëndë) gjatë kalimit nga 7.3 në 7.4 për transferimin e të dhënave të modulit Sections (Falenderime Chatserv i http://www.nukeresources.com)
- Ndryshohet gjeneruesi i fjalëkalimeve tek moduli Your Account. Tani sistemi krijon fjalëkalime të llojit 3 shkronja, 2 numra e 3 shkronja.
- Korrigjohet funksioni update_points() për thirrjen e funksionit clickbanner() tek banners.php
- Ndryshohen të drejtat për lidhjet e gabuara dhe kërkesat e ndryshimeve tek modulët Downloads dhe Web Links.

Njëkohësisht është vënë në dispozicion të të gjithëve versioni 7.5 i PHP-Nuke, për shkarkim të lirë nga siti zyrtar.