You are here

Open Source under attack

AlbLinux's picture

Mbas sulmit të sukseshëm mbi disa nga server-ët e debian.org ja ku arrin njoftimi mbi thyerjen e dy server-ëve të tjerë të mështetur në free software: Savannah-Server i Free Software Foundation dhe një rsync-Server i shpërndarjes Linux Gentoo.

Savannah-Server i FSF është piataforma qëndrore që strehon projektet GNU dhe projekte të tjerë free software; teknollogjia e cracking e përdorur është e ngjashme me atë të përdorur kundër server-ve të debian.org. Parashikohet që brenda ditës së nesërme server-i të jetë përsëri online. Njoftimi mund të lexohet duke klikuar këtu.

I të njëjtës natyre edhe sulmi mbi një nga server-ët e Gento, megjithëse pasojat për fat nuk qenë aq të renda (vetëm një orë jashtë linje). Team i Gento ka bërë të ditur që software i përmbajtur në server-in e komprementuar nuk është arritur të preket nga sulmuesi.