You are here

Një vështrim mbi versionin në shqip të OpenOffice.org

AlbLinux's picture

Këto ditë, Projekti për përshtatjen në shqip të OpenOffice.org, ka vënë në dispozicion pakot për versionin 1.9.104.1 të penOffice.org (OpenOffice.org Beta2), të përshtatur në shqip.
Sigurisht, kureshtja ishte e fortë, prandaj vendosa të kryej menjëherë instalimin e këtij versioni.
Hapa faqen nga ku mund të shkarkohen pakot dhe... për fat të keq, mungojnë buruesit :-)
Pakot e vëna në dispozicion janë të formatit RPM dhe, për makinën time me GNU/Debian, nuk është maksimumi i lumturisë :-(
Sidoqoftë, vendosa të vazhdoj:

  1. Shkarkova të gjitha pakot .rpm
  2. Alien është i mrekullueshëm, mjaftoi një $ fakeroot alien -d *.rpm për të krijuar të gjitha pakot e nevojshme debian.
  3. Një vështrim mbi pakot e krijuara e instalimi i .deb u krye pa probleme (sigurisht, pakot e panevojshme, u bllokuan automatikisht gjatë instalimit).

Ok, instalimi krijoi një kartelë me emrin "openoffice.org1.9.104.1" në "/opt" (/opt/openoffice.org1.9.104.1)
Në brendësi të saj mund të lexohet "README" si në vazhdim:

------------------------------------------------------------
Mirësevini
------------------------------------------------------------
Azhuruar më $datën: 2005/03/10 11:26:14

$------------------------------------------------------------OpenOffice.org 2.0
LexoMë
------------------------------------------------------------
Për azhurimin e fundit të këtij lexo-më fajlli,
shiko
www.openoffice.org/welcome/readme.html
I nderuari Përdorues
Kë fajll përmban informata të rëndësishmepër këtë program. Ju lutem lexoni këto informata mekujdes para se të filloni të punoni...........
------------------------------------------------------------
Shënime mbi instalimin
------------------------------------------------------------
Kërkesat e Sistemit:
- Versioni Linux Kernel 2.2.13 ose më i lartë
- Versioni glibc2  2.2.0 ose më i lartë
- Pentium kompatibël PC- 64 MB RAM- 300 MB (version CJK: 350 MB) hapësirë e disponueshmenë hard disk
- X Serveri me rezolucion 800x600 ose më madhë, së paku256 ngjyra
- Gnome 2.0 ose më i madhë i kërkuar për Mjetetteknologjike Ndihmëse
- Window Manager.............
------------------------------------------------------------
Probleme Gjatë Fillimit të Nisjes në Gnome
------------------------------------------------------------
Nëse ju provoni probleme në nisje të OppenOffice.org (më së shumti janë sidomos derisa përdorim Gnome) julutem ' ç'caktoje mjedisin ' SESION_MANAGJER e ndryshueshë
mbrenda guaskës që ju përdorni për të filluar
OpenOffice.org. Kjo mund tëbëhet duke shtuar linjën " ç'caktoj SESION_MANAGJER"
deri në fillimin e dorëshkrimit guaskë tëpaqendrueshëm të gjetur në"(dosjenoffice)/program"drejtori.....etj.....

Jo...të paktën me Gnome2.10 asnjë problem :-).

Programi niset me lehtësi (po, më shpejt se versioni stabël i OpenOffice.org) dhe gjendemi në proçedurën e konfigurimit të parë, gjatë së cilës, piloti i openoffice.org (përkthyer ndoshta me humor nga grupi i punës si "Magjistari") do të na udhëheqë hap pas hapi.

Mbas plotësimit të proçedurës (ku kërkohet midis të tjerave pranimi i të drejtave dhe kushteve të përdorimit) mund të fillohet punimi në interfaqen e re dhe të pastër të OpenOffice.org.
Përshtypjet e para janë të mira, në disa raste përkthimi lë për të dyshuar, por besoj që ka akoma kohë për testime deri në versionin final të OpenOffice.org. Në figurën e mëposhtme, një nga rastet ku nuk dija si të përgjigjesha :-)

Sidoqoftë, vetëm duke e provuar në praktikë me dokumente dhe punime të vërteta, do të mund të jepet një gjykim më i plotë ndaj punës së deritanishme të grupit të punës. Besoj që kjo fazë është tepër e rendësishme për grupine punës dhe bashkohem dhe unë me thirrjen e tyre: instaloheni dhe provojeni sa më shumë, në menyrë që të kontriboni në zbulimin dhe korrigjimin e difekteve të mundëshme.

Disa foto nga instalimi i kryer mund të shikohen duke klikuar këtu.

Po e mbyll këtë vështrim të shkurtër duke përgëzuar për punën e kryer grupin e Projektit OpenOffice.org në Shqip.