You are here

Nga SCO: 250.000$ kujt afron informacione

AlbLinux's picture

Ndoshta do ta keni venë re të gjithë rritjen e ndjeshme të trafikut email këto ditë: kujdes JU që përdorni akoma Windows. Në qarkullim është një worm i ri, i quajtur MyDoom që, mbasi të ketë infektuar kompjuterin tuaj, do t'a mësojë që të sulmojë apo të krijojë trafik në serverin web të SCO, duke filluar nga data 1 shkurt deri në 12 shkurt (sigurisht pa dijeninë tuaj).

Dhe reagimi i SCO është i llojit "alla Bush": 250.000 $ për të zbuluar dhe arrestuar krijuesin e këtij krimbi!
Prandaj edhe një herë, duke ju kujtuar që para ligjit konsideroheni bashkfajtorë, ju ftoj të merrni masat për të mbrojtur kompjuterin tuaj: ndryshoni sistem operativ, kaloni në LINUX!

Disa informacione më të hollësishme, mund t'i merrni duke lexuar këtë artikull.