You are here

mp3 tani janë me pagesë

AlbLinux's picture

Me një veprim të papritur, mbajtësit e pronësisë intelektuale të teknollogjisë MP3 filluan t'u detyrojnë royalty edhe ndaj decoder dhe player MP3 të shpërndarë falas. Ogg Vorbis ka filluar të buzëqeshë...

mp3

Me një veprim që ka si qëllim rritjen e fitimeve të derivuar nga popullariteti i pamasë e fituar nga formati MP3, pronarët e copyright të teknollogjisë së mirënjohur të kompresimit audio, Thomson dhe Fraunhofer Gesellschaft, vendosën ndryshimin e kushteve të licencës dhe detyrimin e një royalty edhe për software-t e dekodifikimit dhe të riprodhimit të shpërndarë falas në Internet.

Në kushtet e kaluara të licencës mund të lexohej: "Nuk parashikohet asnjë përqindje për software desktop të dekodifikimit dhe riprodhimit të MP3 që shpërndahet free-of-charge via Internet për përdorim personal". Ishte ky kushti që mundësoi, gjatë viteve të fundit, rritjen dhe shpërndarjen e një numri të madh të decoder dhe player freeware e open source.

Me këtë lëvizje, që parashikon një royalty prej 0,75$ për decoder, Thomson Multimedia dhe Fraunhofer duan të baraspeshojnë kushtet e licencës të formatit MP3 me ato të aplikuar mbi formatin më të ri MP3Pro. Në këtë menyrë, sipas mendimit të shumë zhvilluesve, kërcënohet mbijetesa e atyre software që nuk gjenerojnë asnjë lloj të ardhure për autorët: midis tyre, në menyrë të veçantë, player-ët open source. Sipas lajmeve të Slashdot.org, reagimi i parë ka qenë heqja e menjëherëshme, nga ana e Red Hat, të të gjithë player-ve MP3 që ndodhen në versionin aktual të zhvillimit të kësaj shpërndarje Linux.

Në se një pjesë e botës së software, dhe në menyrë të veçantë ajo e open source, ka kritikuar me forcë ndryshimet e kushteve të licencës të formatit MP3, dikush e ka pritur lajmin me shumë filozofi she sens të humorit. Bëhet fjalë për tashmë të njohurin Emmett Plant, CEO i organizatës pa qëllim fitimi, Xiph.org Foundation, që zhvillon formatin audio open source Ogg Vorbis.

"E dashur Thomson Multimedia - shkruan Plant në një letër me ton tepër ironik publikuar tek siti i tij - faleminderit që hoqët mungesën e pagesës për shpërndarjen e decoder-ve MP3 free. Faleminderit për reklamën e papritur falas që morëm si rrjedhim i lajmërimit tuaj. Po t'i mos kishit ndryshuar kushtet e licencës së MP3 do të kishte shumë mundësi që fluksi i pranimit të standartiti tonë do të kishte pasur një ngadalsim.".

"Faleminderit - shkruan akoma Plant - që ju kujtuat njerzve që, në një menyrë apo në një tjetër, kur zgjidhet një alternativë e brevetuar ndaj një tjetre free, gati gjithmonë në fund të fundit do t'ju duhet të nxjerrin të holla".

Mbas marrëveshjes së kryer qershorin që shkoi me On2 Technologies, Xiph.org është duke punuar mbi një projekt, emri në kod i të cilit është Theora, që ka si objektiv krijimin e një piataforme streaming që do të kombinojë codec audio Ogg Vorbis me codec video VP3 të On2. Në këtë menyrë Ogg Vorbis prefigurohet si një kundërshtar i rëndësishëm free jo vetëm i MP3, WMA dhe formateve të tjerë të njohur audio, por edhe i teknollogjive të streaming multimediale të bazuara tek teknollogjitë si MPEG-4, DivX dhe Windows Media.

"Jemi të sigurt - pohon Plant - që mbas rrëmujës që vendimi juaj (i Thomson, Sh.Y.) krijoi në tregun teknollogjik, njerzit do të vazhdojnë t'i dhurojnë të holla organizatës sonë me shpresë që ne të vazhdojmë të lëshojmë software open source më të mirë nga alternativat pronësore".

Të kapërcesh popullaritetin e lartë të fituar në vite nga formati MP3 nuk është e lehtë për asnjë: as pë të voglën Xiph.org dhe as për gjigantin Microsoft me formatet e tij pronësor, WMA në krye. Megjithatë, midis hallkave të rrjeteve të file sharing gjithmonë e më shpesh ndeshemi me file audio të kompresuar me formate alternativë ndaj MP3, si vetë Ogg apo WMA. Ajo që shtyn ekspertët në braktisjen e MP3 është shpesh kualiteti më i lartë që afrojnë codec e gjeneracionit të ri. Edhe pse MP3Pro mund të konsiderohet një kandidat i vlefshëm nga pikpamja e kualitetit, fakti që ka arritur me shumë vonesë në krahasim me të tjerët dhe që ka një peshtë të rëndë ekonomike, na shtyn të mendojmë që do të ketë vështirësi në përsëritjen - edhe pjesërisht - të suksesit dhe famës së paraardhësit të tij.