Sikurse sjellë nga Computerworld UK, ministria franceze e edukimit ka plotësuar migrimin e 2500 serverëve, shpërndarë në 30 qendra lokale, në Red Hat Enterprise Linux, duke respektuar kështu një plan investimesh në fushën e software open source. Vendimi ishte marrë si përgjigje ndaj problemeve të vazhdueshme të ndeshur me software pronësorë të furnizuesve të tjerë.
Zgjedhja ishte kryer gjithashtu edhe duke parë shpenzimet gjithmonë e më në rritje në lidhje me liçencat dhe ciklet e vazhdueshëm, e të shtrenjtë, të përditësimeve.
Sipas Michel Affre, përgjegjës i sistemeve të ministrisë, nga viti 2000 u mundësua një ulje e ndjeshme e shpenzimeve duke braktisur fillimisht zgjidhjet GECOS 7 dhe DPS 7 e gradualisht ato AIX të IBM. Duke vepruar në këtë menyrë u krye ndarja midis furnizuesit të sistemit me atë që kujdeset për mirëmbajtjen, duke ulur në menyrë tepër të ndjeshme shpenzimet.
Affre vazhdon duke vënë në dukje se si kanë, në këtë menyrë, standartizuar edhe të gjithë arkitekturën e krejt rrjetës së ministrisë, duke ja besuar eksperiencës dhe zotësisë së Red Hat për të gjithë 3000 pikat e hyrjes me më shumë se 100 përdorues për pikë.
Të gjithë aplikativët, kërkesat finanziare, kontrolli i provimeve, studentëve apo aktivitetet e përditshme administrative, tani kryen me anë të Red Hat Enterprise Linux.
“Furnizuesit tanë të aplikativëve, zhvilluesit e brendshëm dhe partner-ët e jashtëm tashmë bazojnë punën e tyre në modelet open source për të siguruar kompatibilitetin e plotë me GNU/Linux, me një kursim tepër të madh në kohë dhe të holla“.
Affre deklaron gjithashtu që migrimi i infrastrukturës ishte një vendim strategjik në diskutim prej kohësh, mbështetur me entuziazëm nga shtresa më e re e punonjësve të ministrisë.