Tashmë është zyrtare: lëshohet versioni stabël 2.0 i OpenOffice.org.
Me interfaqen e re, edhe përdoruesit me më pak eksperiencë do ta kenë të lehtë ta mësojnë dhe ta përdorin. Tashmë modulët e afruar janë të plotë dhe të fuqishëm: moduli për bazat e të dhënave (Base) integrohet me natyrshmëri me modulin e shkrimit (Writer), fletët e llogaritjes (Calc), menaxhuesin e prezantimeve (Impress) dhe instrumentin për vizatime (Draw). Afrohet gjithashtu suporti i plotë i Formatit të hapur të Dokumentëve për Aplikativët e Zyrës (OpenDocument), duke mundësuar kështu pavarësinë e plotë të përdorimit dhe njohjes nga çdo aplikativ zyre, në çfarëdo plataforme, që mund të hapet, ndryshohet, shtypet nga brezi ynë dhe brezat në vazhdim.
OpenOffice.org flet pjesën më të madhe të gjuhëve të botës, përfshirë shqipen.
Tani me të vërtetë keni rastin e madh të hiqni dorë nga programet pronësorë, që dëmtojnë dhe rëndojnë buxhetet tuaj, për të shkuar drejt programeve të lirë, të hapur dhe tepër të fuqishëm Open Sorce.
Për më tepër dhe, për të shkarkuar OpenOffice.org 2.0 vizitoni sitin zyrtar.