Informatikë edhe për një rajon akoma nën pasojat e shkatërrimeve të luftës. Ky është qëllimi i një laboratori të krijuar nga kontributi i SuSE Linux.
Sapo ka përfunduar projekti pilot i filluar nga SuSE Italia në bashkëpunim me "Ingegneria Senza Frontiere" (ISF) mbi krijimin dhe kompletimin e një laboratori informatik për institutin teknik Anton Ceta në Skenderaj të Kosovës.
Nismëtari ISF, me ndihmën e disa firmave të fuqishme, institute dhe shkolla të ndryshme dhe me objektiv zvogëlimin e diferencave kulturore në fushën e informatikës midis shteteve industrialisht të zhvilluar dhe atyre në zhvillim. Me anë të projektit të ri, që përfshihet në iniciativën ndërkombëtare marrë nga SuSE në sektorin e shkollës, dy partnerët, me bashkpunimin e "PlanetNoProfit" dhe të "Gruppo Sprofondo", parashikojnë t'u afrojnë studentëve kosovarë mundësinë e "mësimit të përdorimit të teknollogjive më të përparuara informatike" duke përdorur si piataformë standart shpërndarjen Linux të SuSE.
"Ngjarjet historike të dhjetëvjeçarit që shkoi - lexohet në komunikatën e përbashkët të SuSE Linux Italia dhe ISF - kanë lënë në Kosovë plagë të rënda akoma të pashëruara, përveç gjendjes tepër shqetësuese të gjendjes së nënzhvillimit industrial. Rilindja e këtij shteti, pak më i madh se rajoni i Umbria (Itali) por me një popullsi që arrin në rreth dy milion banorë, e vlerësuar si midis më të rejave të botës (mesatarja është 20 vjeç) kalon edhe nëpërmjet një kulture ripërtëritëse dhe që aktualisht nuk mund të paguhet apo importohet".
Laboratori, i krijuar edhe falë interesimit të Trenitalia, që ka afruar 12 postacione të informatizuar, mbështetet nga një grup elektrogjen i aftë të mbulojë kërkesat me energji të kompjutërve edhe në mungesë të mosfunksionimit të rregullt të rrjetit elektrik.
"Në lidhje me gjendjen internacionale të aktiviteteve vullnetare - shpjegon SuSE Italia - zgjedhja e një sistemi Open Source tregon vleftësinë e saj: kompatibiliteti i plotë me piataformat hardware jo tepër të kushtueshme dhe prania e një liçence të hapur ndaj instalimeve të shumëfishta bëjnë që Linux të jetë zgjidhja e vetme në këto realitete".
SuSE gjithashtu shton që projekti Kosova, jo i vetmi i këtij lloji, do të evolojë në muajt në vazhdim me shumë iniciativa të tjera. Shpërndarësi Gjerman ka afruar disponibilitetin e tij në vazhdimin e bashkëpunimit në frontin humanitar duke premtuar përfshirjen në këto iniciativa edhe të rrjetit të saj të partners teknollogjikë dhe strategjikë.
Artikulli origjinal (në italisht) mund të lexohet duke klikuar këtu.