Sapo është lëshuar versioni i ri 1.0.4 i shfletuesi web Mozilla Firefox.
Ky version korrigjon në kohë rekord disa probleme sigurie (kryesisht ekzekutimi i disa kodeve të dëmshme javascript) dhe vazhdon në këtë menyrë t'u sigurojë qetësi dhe siguri përdoruesve të tij gjatë "lundrimeve" të përditshme.
Hollësi të mëtejshme mund të merren tashmë edhe në shqip duke vizituar sitin e Mozilla Europe.