Player-i Flash i shperndare nga Macromedia si plug-in per browser-et e ndryshem permban nje te çare teper te rrezikshme qe ve ne rrezik sigurine e miliona perdoruesve te Web. Rekomandohet me urgjence shkarkimi i Patch korrigjues
Duke pasur parasysh qe sipas Macromedia 90% e perdoruesve te Web kane te instaluar plug-in per flash kuptohet menjehere rreziku teper i madh pasoje e kesaj te çare.
Difekti, i zbuluar nga eEye Digital Security, prek te gjithe versionet e plug-in te Flash Player (me perjashtim te versionit te fundit te patch-uar, 6.0.65.0) dhe te gjitha piataformat kryesore: Windows, Linux, Unix dhe Macintosh.
Nje tjeter e mete e Flash eshte qe nuk parashikon asnje lloj mundesie per upgrade automatike, kjo sjell si pasoje ngadalsimin e pamase te procesit te rifreskimit duke patur parasysh numrin e madh te perdoruesve.
Njoftimi i plote mund te konsultohet ketu, kurse patch korrigjues duhet shkarkuar menjehere (!!!) nga ketu.