You are here

Jeni të fortë në matematikë? Trego zotësinë, mund të fitosh1 milion dolla

AlbLinux's picture

Jeni të fortë në matematikë? Trego zotësinë, mund të fitosh1 milion dollarë

Mbas Teoremës së fundit të Fermat, vërtetimi i së cilës i ka munduar matematikantët për më shumë se tre shekuj (në fakt teorema u vërtetua nga Andrew Wiles para pak vitesh), e ka rradhën një problem i ri që po turbullon mendjet e matematikantëve, një nga ata që në vështrimin e parë të duken të thjeshtë, por tepër të vështirë për t'u demostruar: e ashtuquajtura "hipoteza e Riemann", ndoshta problemi më i rëndësishëm akoma pa zgjidhje në matematikë.

Jeni të fortë në matematikë? Trego zotësinë, mund të fitosh1 milion dollarëHipoteza e krijuar nga Riemann në vitin 1859 dhe që ka të bëjë me numrat primarë (d.m.th. me ata numra që mund të pjestohen vetëm me vetveten) lind nga përpjekja për të vërtetuar një teoremë mbi numrat e parë, shpërndarja e të cilëve, sipas Riemann, është në relacion të fortë me sjelljen e një funksioni me të ndryshueshme komplekse (të shpikur nga ai) të quajtur "Riemann Zeta function". Duke u nisur nga këtu mendja e Riemann ka shpikur një hipotezë që tashmë prej më shumë se 143 vjetësh u prish gjumin matematikantëve të mbarë botës: zero-t e funksionit Zeta ndodhen që të gjitha tek linja X=1/2.
Duke parë rëndësinë e kësaj marrëveshje, Clay Mathematics Institute (CMI) ka ofruar çmimin prej një milion dollarësh kujt arrin të japë një demostrim hipotezës së Riemann ose një shembull të kundërt.
Nëse për ju kjo gjë është tepër e vështirë, mos u mërzitni: CMI në fakt ka propozuar edhe gjashtë probleme të tjerë, demostrimi i të cilëve parashikon gjithashtu një shpërblim milionar.Ata që ndihen në formë, mund të lexojnë informacione të tjera duke klikuar këtu.