You are here

ispell tash korrigjon edhe gjuhën shqipe

AlbLinux's picture

Agron Selimaj për një kohë ka punuar në pasurimin e listës së fjalëve të korrigjuara për ispell. Sot, këtë projekt Agroni ia dorëzoi grupit KDE-Shqip i cili e përkthen KDE-në.

Grupi KDE-Shqip ka nevojë për vegla gjuhësore që të lehtësojë punën e anëtarëve të saj. ispell duke punuar nën programin KSpell i cili është i integruar në të gjitha aplikacionet e KDE-së bën korrigjimin e përkthimit të KDE-së në shqip. KSpell mund të aktivizohet në KBabel dhe të korrigjoj automatikisht çdo fjalë të shkruar nga përkthyesi.

ispell shqip mund të përdoret edhe në të gjitha programet tjera pavarësisht nga KDE-ja.

Fjalori ispell shqip është gjithnjë duke u pasuruar. Versionin e fundit gjithmonë mund ta gjeni në faqen zyrtare të ispell-it ose në 7kosova.com (http://www.7kosova.com/kde-shqip/ispell/ispell.html)

Komente

Anonim's picture

Hi,
what is happened to 7kosova.com, does anyone have contact to get those files?
thanks,
mike