Hacker për lojë
Një sit italian ka lëshuar një sfidë të vogël: të tejkalosh disa nga sistemet më të zakonshëm të sigurisë të përdorur në Web.
Objektivi: të dimostrohet dobësia e shumë siteve dhe të mësosh diçka të re.
Untitled Document
Tool i përdorur nga !pc-facile quhet Hackme Challenge dhe nuk është sfida klasike kush shpon sitin por, ngjan më tepër, me një quiz që, me anë të provave praktike, tërheq kuriozitetin dhe pasionin e hacker-it të vogël që lind brenda shumë përdoruesve të web.
Niveli i vështirësisë nuk është i lartë, por të them të vërtetën loja të argëton :-) (për kronikë unë ndalova tek niveli i tetë pasi më doli përpara një file .exe dhe m.q.s. isha duke punuar tek portatili im me linux, nuk kisha ku t'a gjeja një windows, e pas pak ndoshta do të gjej prap dhjetë minuta për t'u argëtuar).
Faqja është në italisht, prandaj për ata që e kuptojnë pak (megjithse për një hacker gjuhët nuk janë problem) po ju jap lidhjen direkt me faqen e parë që duhet kapërcyer. Një këshillë: është tamam një lojë ku fiton ai që arrin të lexojë atje ku të tjerët as i hedhin sytë.
Argëtohuni me Hackme Challenge ...