SUN ka njoftuar lëshimin e një update për Solaris 9 në datën 13 gusht. Ky rifreskim do të përfshijë rreth 30 update, midis të cilëve përmirësimi i live upgrade dhe një multi-terabyte UNIX File System i ri, por mbi të gjitha do të përmbahet GNOME 2.0.
Update 8/03, sikurse quhet, është i pari që përmban GNOME 2.0, me të cilin kompania do të realizojë edhe bundle e saj të aplikacioneve Mad Hatter.
Sipas SUN, GNOME përveç qenies një desktop environment i mrekullueshëm është edhe tepër i thjeshtë për tu përdorur, dhe janë të shumtë ata që e njohin tashmë mbasi e kanë përdorur në Linux.
Desktop i default i SUN do të vazhdojë të jetë CDE, por do të thjeshtohet shumë procedura e ndryshimit të desktop-ëve.
File system multi-terabyte i ri, tashmë do të mund të shkallëzojë deri në 16 TB, një element bazë për data center e mëdha.
Përmirësimi i Live Upgrade do tu mundësojë administratorëve të sistemit të upgrad-ojnë sistemin duke shfrytëzuar Solaris Volume Manager dhe VERITAS Volume Manager.
Një artikull tjetër mbi integrimin e GNOME në Solaris mund të lexohet edhe duke klikuar këtu.