Një projekt për nxitjen e botës open source ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve: bëhet fjalë për FUSS (Free Upgrade Southtyrol's Schools), dhe do të çojë Debian në më shumë se 2000 pc në vend të Windows XP. Janë disa mijra studentët që do të përfitojnë.
Në fakt, vitin e ardhshëm shkollor, në disa qindra shkolla të Provincës së Bolzano Linux do të zerë vendin e Windows XP, duke u dhënë mundësinë kështu reth 15.000 studentëve të njohin një realitet alternativ ndaj propozimeve të zakonshme komerciale.
Iniciativa është quajtur Projekti FUSS (Free Upgrade Southtyrol's Schools) dhe është realizuar nga fiorentina Truelite SRL. Faqja kryesore e sitit zyrtar sqaron paradigmën qendrore mbi të cilën mbështetet krejt proçesi i migrimit: kërkesa është konsiderimi i informatikës «si instrument transversal për mësimdhënie e jo si disiplinë specifike apo mësim i thjeshtë i përdorimit të disa paketave me programe».
Një sërë motivesh (në mes të etikës dhe teknollogjisë) kanë shtyrë organizuesit drejt zgjedhjes së Debian si bazë për zhvillimin e projektit: një version i personalizuar është shpërndarë nën emrin FUSS Soledad dhe me një "Installation Party" filloi rruga e instalimeve të një SO «flesibël» që «të jep mundësinë e instalimit si sistem operativ i dytë në pc, pa dëmtuar sistemin operativ ekzistues».
Politika e FUSS është ndjekja e lirisë informatike si një vlerë e vërtetë e shtuar (recitohet me qartësi në sitin e Truelite) dhe, duke çuar Linux nëpër shkolla, iniciativa krijon një investiment të rendësishëm për të ardhmen e open source.
2.460 sisteme janë paisur me FUSS Soledad dhe 20.000 CD janë gati për të "evangjelizuar" gjithçka në shtëpitë e studentëve.