You are here

DebianEdu çon Linux-in nëpër shkolla

AlbLinux's picture

Ka lindur një projekt i ri, i quajtur DebianEdu, që synon të kthejë Debian në shpërndarjen më të mirë Linux për sektorin didaktik. Një iniciativë që mund t'ju japë një ndihmë të madhe të gjithë personave që luftojnë për futjen e software të lirë në shkolla.

DebianEdu

Para pak ditësh lindi zyrtarisht DebianEdu, një projekt misioni i të cilit është "kthimi i Debian në shpërndarjen më të mirë për didaktikën". Është ky një nga përpjekjet më të mëdha, nga ana e komunitetit të free software, për zhvillimin e një shpërndarje Linux të menduar posaçërisht për sektorin e edukimit, një sektor akoma sot i dominuar nga Microsoft dhe Apple.

"Shpresoj që lindja e një nënprojekti zyrtar i Debian - ka bërë të ditur në një post Raphael Hertzog, njëri prej përgjegjësve të projektit - të na mundësojë bashkimin e shumë iniciativave të tjera të lindura rreth temës së didaktikës".

Në fakt DebianEdu është evolucioni natyral, në një shkallë më të gjërë, i projektit francez Debian Education krijuar nga Logidee së bashku me një grup mësuesish të quajtur Linux & Pedagogie.

Projekti i ka propozuar komunitetit të zhvilluesve krijimin e modulëve të ndryshëm, të quajtur "metapackages", për t'u integruar tek shpërndarja DebianEdu: midis tyre modulë të kushtuar astronomisë, elektronikës, grafikës, gjuhëve, lojrave llogjike, matematikës, muzikës, fizikës dhe desktop environment Gnome e KDE.

Projekti, tek i cili mund të marrësh pjesë duke u regjistruar tek mailing-list debian-edu-request@lists.debian.org, do të bashkpunojë me shumë iniciativa të tjera open source aktive në fushën e didaktikës (midis të cilave SkoleLinux, Seul, Ofset, KdeEdu, FSF Education, etj.) dhe do të integrojë tek DebianEdu paketa të ndryshme free të zhvilluara nga të tjerë. Komuniteti i mbledhur rreth DebianEdu ka si qëllim edhe përmirësimin e paketave egzistuese, midis të cilëve Debian-Installer, në menyrë që të mund të rezultojnë më të kuptueshëm nga ana e kujt ka pak eksperiencë me Linux dhe me kompjuterët në përgjithësi.

Një pikë thelbësore e projektit do të jetë krijimi i një dokumentimi të plotë dhe të qartë, mundësisht të përkthyer në sa më shumë gjuhë, që të mund të përdoret me efikasitet si nga profesorët ashtu dhe nga studentët.