You are here

CMS i Administratës Publike angleze është Open Source

AlbLinux's picture

Një sistem për content management (CMS) open source po përhapet me shpejtësi në Administratën Publike angleze.

Deri tani janë më shumë se 30 administratat që kanë zgjedhur Accessibile and Personalised Local Authority Websites (APLAWS, shqiptohet 'applause') për të afruar online shërbimet e tyre.

Midis arsyeve të suksesit, sipas mirëmbajtësve të projektit duhen konsideruar kosto e ulët dhe fakti që APLAWS u projektua dhe zhvillua duke patur parasysh nevojat specifike të administratave publike lokale angleze: sistemi, në fakt, përfshin një numër të madh shërbimesh të gatshme, si p.sh. formularët për të njoftuar problemet rrugore, etj.
Por nuk duhet harruar roli tepër i rendësishëm që pati qeveria në përkrahjen e projektit.
Sistemi është shkruar krejtësisht në Java.