Prodhuesi më i madh në botë i ciflave kompjuterike Intel ka paraqitur një teknologji që e bën kompjuterin të mendojë se ka të bëjë me dy cifla në vend të një. E quajtur mbi-fillesë (hyper-threading), kjo teknologji mund të shpejtojë programet deri në 25 %, sipas Intel'it.
Dy në një Teknologjia bën një cifël të vetme kompjuterike të veprojë si të ishin dy duke lejuar procesorin të kryeje disa veprime të ndryshme në të njëjtën kohë.
Kjo është një alternativë më e lirë se sa të kesh dy cifla në kompjuter.
"Kjo do tu mundësojë njerëzve të bëjnë çfarë të duan me kompjuterin e tyre pa pasur nevojë të presin" thotë Rick Skett, drejtor i Intel të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Deri tani prodhuesit e ciflave kanë përdorur rrenge të ndryshme për të shpejtuar mënyrën se si punojnë procesorët që tÃ…Âœi bëjnë këta të duken sikur po bëjnë dy gjëra në të njëjtën kohë. Kështu janë përdorur teknologji të njohura si tubacionim (pipelining), që ndan detyrat në llokma të vogla, dhe shumëdetyrashe (multitasking), që ndan kohën që një cifël i përkushton çdo detyre. Por vetëm tani që Intel ka përfshirë teknologjinë në fjalë në kompjuterat e tyre të rinj Pentium 4 prej 3 Ghz ka mundur të thotë se kemi të bëjmë me mikroprocesorin më të shpejtë ndonjëherë për kompjutera.
Shpejtësia ka çmimin e vet Kjo teknollogji mund të përdoret në kompjutera që ngahen nga Windows XP apo Linux, dhe punon më së miri me programe të parapara të punojnë me teknologji mbi-fillese. Intel thotë se që ka rreth 40 programe që mund ta shfrytëzojnë këtë teknologji dhe se punon me krijuesit e lojrave kompjuterike për tÃ…Âœi nxitur këta të përdorin mbi-fillesën në lojrat e ardhshme që do të krijojnë. Por fuqia shtesë ka çmimin e vet. Cifla prej 3Ghz kushton 637 dollarë amerikanë. Çmimi i kompjuterit lëviz nga 1 200 deri në 3 000 dollarë. Disa analistë thonë se shoqëritë dhe individët mund të jenë të kënaqur me shpejtësitë e tanishme të kompjuterave të tyre dhe nuk do të jenë të gatshëm të paguajnë më tepër për fuqi shtesë.
© Revista Rruzull