Ev
Pinguibisha e re, përveç qënies më i shpejti në kategorinë e tij, do të ngjitet në renditjen e pesë kompjutërve më të shpejtë në botë.
Është duke arritur superkompjuter-i më i shpejtë Linux
Pinguibisha e re, përveç qënies më i shpejti në kategorinë e tij, do të ngjitet në renditjen e pesë kompjutërve më të shpejtë në botë.
Salt Lake City (USA) - Mesa duket superkomjuteri Linux më i shpejtë në botë nuk do të jetë ai në konstruktim nga HP (protet të përfundojë në muajt e parë të 2003), por ai i projektuar nga ndërmarrja Linux NetworX për llogari të Lawrence Livermore National Laboratory (LLNL) amerikan. Nëse bisha e HP, i komisionuar nga Dipartimenti amerikan për Energjinë, do të jetë i aftë të bluaj 8,3 teraflops me llogaritje në sekondë, ai i Linux NetworX - që duhet të përfundojë këtë vjeshtë - do të bluaj 9,2 teraflops.
Linux NetworX, e specializuar në projektimin dhe konstruktimin e superkompjutërve me cluster të bazuar në dhe arkitekturën Intel, parashikon që sistemi i saj - i quajtur Evelocity - do të jetë një nga pesë superkompjuterët më të fuqishëm në botë.
Sa për të dhënë idenë e fuqisë së tij, "truri" i Linux NetworX do të ketë një fuqi llogaritëse baras me fuqinë e 9.200 PC apo të shtatë Deep Blue (kompjuteri që më 1997 mundi në shah kampionin e atëhershëm të botës Garry Kasparov) dhe memoria e tij mund të mbajë katër herë të gjithë Bibliotekën e Kongresit amerikan.
Evolocity do të formohet nga 962 nyje dhe 1.960 procesorë Xeon nga 2,4 GHz: memorja totale e sistemit do të jetë prej 3,8 TB (TeraByte) ndërsa hapësira e diskut do të jetë prej 115 TB.
Për supercomputer Linux NetworX u mbështet tek LinuxBIOS, një alternativë e hapur e BIOS-ve komercialë në gjendje të inicializojë çdo nyje brenda pak sekondash dhe që integron funksionin e manazhimit dhe kontrollit remot; ICE Box, një zhvillim i bazuar tek Linux dhe dedikuar krejtësisht kontrollit të kluster Linux; SLURM (Simple Linux Utility for Resource Management), një manzher i rezervave open source për zhvillimin e të cilit ka bashkëpunuar edhe LLNL.