You are here

Të migrosh nga PHP-Nuke në Drupal!

laurenti's picture

Kilometrat e tepërt të ditës së djeshme ndoshta janë fajtori që sot nuk kisha dëshirë të bëja asnjë punë "serioze" :-)

Megjithatë, m.q.s. është e shtunë mendova të kryej një eksperiment: emigrimin e të gjithë të dhënave ekzistuese të AlbLinux.net nga PHP-Nuke në Drupal.



Mbasi u "vërdallosa" pak në google, vura re që kush kishte provuar, nuk ja kishte arritur deri në fund.



Duke parë që

Drupal

ka disa të mira që php-nuke nuk ka (pa përmendur sigurinë), vendosa të provoj.



Di që midis jush ka dhe programues, që ndoshta do të më japin një dorë gjatë proçesit të transformimit.



Atëhere le të fillojmë, së bashku me ata që duan të më ndjekin :-)



Ok, fillojmë nga zero.



- Instalojmë drupal, versionin cvs:



$ cd # Shkojmë tek root e përdoruesit;



$ mkdir drupal-cvs # Krijojmë kartelën tonë të provës;



$ cd drupal-cvs # Futemi në të;



$ cvs -d:pserver:anonymous@cvs.drupal.org:/cvs/drupal login # lidhemi me cvs e drupal;



$ anonymous # Fjalëkalimi për cvs (fjala e shkruar nuk duket);



$ cvs -d:pserver:anonymous@cvs.drupal.org:/cvs/drupal checkout drupal # do të fillojë shkarkimi i files së drupal, si rezultat do të kemi krijimin e një kartele me emrin drupal.



$ cd drupal # Futemi në kartelën e krijuar



Krijojmë databazën me emrin "drupal", duke i dhënë të gjitha të drejtat përdoruesit tuaj të preferuar, në rastin tim:



databaza=drupal;

përdoruesi=laurenti;

fjalëkalimi=prap_dhimbje_koke;



Pra fillojmë:



$ mysqladmin -u root -p create drupal

Enter password: # Shkruani fjalëkalimin e root për MySQL



$ mysql -u root -p

Enter password:

Welcome to the MySQL monitor. Commands end with ; or \g.

Your MySQL connection id is 186 to server version: 4.0.20-log



Type ´help;´ or ´\h´ for help. Type ´\c´ to clear the buffer.



mysql> GRANT ALL PRIVILEGES ON drupal.* to laurenti@localhost IDENTIFIED BY ´prap_dhimbje_koke´;

Query OK, 0 rows affected (0.42 sec)



mysql> flush privileges;

Query OK, 0 rows affected (0.13 sec)



mysql> quit

Bye



Popullojmë databazën ´drupal´ duke shfrytëzuar file database.mysql, të ndodhur tek kartela ´database´:



$ mysql -ulaurenti -pprap_dhimbje_koke drupal < database/database.mysql



Tani kthejmë "drupal" në një kartelë të vizitueshme nga web dhe sistemojmë të drejtat e files:



$ su

Password:



# cd /var/www

# ln -s /home/emri_përdoruesit_tuaj/drupal-cvs/drupal drupal

# exit

$ cd ..

$ chmod 755 drupal

$ cd drupal

$ find . -name \*.php | xargs chmod 644

$ find . -type d | xargs chmod 755



Tani duhet të jemi në rregull, konfigurojmë drupal:



$ vi includes/conf.php # File i konfigurimit të drupal



Pjesa që na intereson është:



# $db_url = "mysql://user:password@hostname/database";

# $db_url = "pgsql://user:password@hostname/database";

$db_url = "mysql://laurenti:prap_dhimbje_koke@localhost/drupal";



dhe



# Base URL:

#

# The URL of your website´s main page. It is not allowed to have

# a trailing slash; Drupal will add it for you.

#

$base_url = "http://localhost/drupal";



Ruajmë ndryshimet dhe dalim nga file i konfigurimit.

Hapim Shfletuesin e preferuar web dhe i japim adresën http://localhost/drupal



Nëse nuk ka gabime do të na hapet faqja e mirëseardhjes së drupal, nga ku mund të kryejmë regjistrimin e parë (fitojmë të drejtat e administratorit).



Ok, këtu mbaroi pjesa më e lehtë, të fillojmë tani me proçesin e emigrimit të sitit tonë në PHP-Nuke.

Forume: