Përshëndetje Afet,
po të më jipnit shembullin e ndonjë faqe ku ke parë çfarë të pëlqen, mund të të përgjigjesha më me saktësi.
Sidoqoftë, çfarë kërkon mund të realizohet thjesht duke shtuar blloqe qendrorë tek faqja e parë ose, duke shkruar një modul të personalizuar me përmbajtjen që dëshiron.
Shkrimi i modulit të personalizuar nuk kërkon shumë mundim, mjafton të hapësh disa nga modulët që të interesojnë, të shohësh si funksionojnë, dhe të krijosh një modul të ri me emrin që të pëlqen por që mund të përmbajë në vetvete disa modulë të ndryshuar së bashku.
Nëse do të jesh më i saktë, do të mund t´ju përgjigjem më me saktësi.
reth phpnuke
Përshëndetje Afet,
webmasteri i faqes tek adresa që ke shkruar, ka përdorur thjesht blloqe qendrorë (që krijohen në menyrë të njëjte me blloqet anësorë). Ndryshimi i blloqeve qendrorë nga anësorët, është thjesht formatimi html, pasi nuk ke më limitin prej 138 px të blloqeve anësorë.
Php-Nuke 6.9 ka një bug në lidhje me blloqet qëndrorë të poshtëm: nëse dëshiron t´i përdorësh duhet të kalosh në versionin 7.0 të PHP-Nuke.
reth phpnuke
tung sido qoft e fitova paswortin në regull kjo tash na ngeli vetëm kodin sipas mundsive html kodin për blok qëndror
reth phpnuke
Përshëndetje afet,
mesa kuptoj dëshiron një bllok qendror me mesazhet e fundit të forumeve të sitit tënd.
Duhet të kesh parasysh që nuk ka nevojë të shpikësh rrotën, pasi ka tepër mundësi që dikush tjetër t´a ketë krijuar para teje :-), pra thjesht duhet të kërkosh në Google për një bllok gati për php-nuke. Vetëm nëse nuk arrin të gjesh gjë (gjë e pamundur), fillo e shkruaje vetë.
Duhet të kesh parasysh që nuk mjafton thjesht "html" për të krijuar një bllok dinamik, pasi do të të duhet të komunikosh me databazën e php-nuke.
Kjo mund të bëhet në menyra të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme, duhet të përdorësh atë që njeh ti më mirë, sigurisht, duke i dhënë përparësi "PHP", m.q.s. php-nuke është e shkruar në PHP.
Krijimi i një blloku standart në php-nuke është i thjeshtë, ja p.sh. si duket blloku i dhënë si shembull me php-nuke:
Nëse nuk arrin të gjesh një bllok të gatshëm, mund të shkruajmë së bashku një bllok të thjeshtë (megjithëse mendoj që mjafton një kërkim i thjeshtë në Google, dhe do të gjesh shumë më tepër se një bllok, për t´ i personalizuar nuk duhet një mundim i madh).