You are here

problem me PHPNuke 6.5

diejt0r's picture

eshte hera e pare qe instaloj PHPNuke dhe jam hasur ne nje problem. Me jep nje error:
Fatal error: Call to undefined function: message_die() in /var/www/zurigo/html/db/db.php on line 88
Sistemi operativ eshte debian 3.0.r1 me apache 1.3.26 dhe php4
ju lutem me ndihmoni....
:-?

Administratori's picture

Përshëndetje diejt0r,

sigurisht do të kesh lexuar deri në fund këtë temë: http://www.alblinux.net/modules.php?name=Forums&file=viewtopic&topic=39&forum=3

Nga rreshti 88 i db.php lexohet:

Quote:

message_die(CRITICAL_ERROR, "Could not connect to the database");

pra, thjesht nuk arrin të lidhet me databazën. Arsyea shpjegohet nga të dhënat që ke shtuar në mesazhin në vazhdim:

Quote:

file i konfigurimit config.php eshte:
$dbhost = "test"
$dbuname = "root";
$dbpass = "*********"
$dbname = "zurigo";
$prefix = "nuke";
$system = 0;
$user_prefix = "nuke";
$dbtype = "MySQL";

--->>>>>


ndërkohë kur file origjinal i Php-Nuke 6.5 është:

Quote:

$dbhost = "localhost";
$dbuname = "root";
$dbpass = "";
$dbname = "nuke";
$prefix = "nuke";
$user_prefix = "nuke";
$dbtype = "MySQL";
$sitekey = "SdFk*fa28367-dm56w69.3a2fDS+e9";

Pra, dbhost duhet të jetë "localhost" kur serveri MySQL ndodhet në të njëjtin kompjuter ku ke sitin web, ose nëse serveri MySQL është duke punuar në një pc të jashtëm, duhet të japësh adresën e plotë IP të tij, pra nuk mund të jetë thjesht "test" ;
E dyta, "$system = 0;" i takon versioneve të vjetër të PHP-Nuke dhe nuk përdoret më. (Nuk e di pse të rezulton akoma me Nuke 6.5!).

diejt0r's picture

e ndoqa me kujdes instalimin sipas procedures, por kur une shkoj ne browser http://localhost/octest ,
browseri me jep vetem

index of octest

...shpjegime :
cartella ime quhet octest
database ne mysql quhet zurigo
dhe password hyrje.

ne config.php kam:
$dbhost = "localhost";
$dbuname = "root";
$dbpass = "hyrje";
$dbname = "zurigo";
$prefix = "nuke";
$user_prefix = "nuke";
$dbtype = "MySQL";
$sitekey = "xvbbgjxfghkfkhfhkfhkfhkfhkgfhkf"; :-(

diejt0r's picture

.... kur klikoj mbi file me mbaresen .php nen directory octest me jep kete error:

Fatal error: Failed opening required ´db/db.php´ (include_path=´.:/usr/share/pear´) in /var/www/octest/mainfile.php on line 77

Ju faleminderoj per kohen qe po harxhoni me mua...

Administratori's picture

Përshëndetje diejt0r,

përsa i takon mos hapjes automatike të files php nga apache, duhet të konfigurosh apache që të indeksojë dhe files .php. Në praktikë, hap file e konfigurimit të apache ( /etc/apache/httpd.conf ) dhe gjej e modifiko pjesën e intersuar si në vazhdim:

Quote:

# DirectoryIndex: Name of the file or files to use as a pre-written HTML
# directory index. Separate multiple entries with spaces.
#
<IfModule mod_dir.c>
DirectoryIndex index.html index.htm index.php default.php index.shtml index.cgi
</IfModule>

Përsa i takon gabimit që të jep kur klikon direkt tek index.php, ai mesazh do të thotë që o file db.php mungon (pra nuk ke kaluar të gjithe files e php-nuke gjatë kopjes), ose thjesht nuk ka të drejta hyrje tek kartela "db" .

Ja çfarë përmbajtje ka kartela db:

Quote:

lor@shtepi:~$ cd /home/lor/public_html/db
lor@shtepi:~/public_html/db$ ls -la
total 92
drwxr-xr-x 2 lor lor 4096 2003-05-24 02:50 .
drwxr-xr-x 18 lor lor 4096 2003-06-04 02:01 ..
-rw-r--r-- 1 lor lor 7889 2003-05-24 02:50 db2.php
-rw-r--r-- 1 lor lor 2859 2003-05-24 02:50 db.php
-rw-r--r-- 1 lor lor 0 2003-05-24 02:50 index.html
-rw-r--r-- 1 lor lor 8516 2003-05-24 02:50 msaccess.php
-rw-r--r-- 1 lor lor 8432 2003-05-24 02:50 mssql-odbc.php
-rw-r--r-- 1 lor lor 8831 2003-05-24 02:50 mssql.php
-rw-r--r-- 1 lor lor 6482 2003-05-24 02:50 mysql4.php
-rw-r--r-- 1 lor lor 6047 2003-05-24 02:50 mysql.php
-rw-r--r-- 1 lor lor 9428 2003-05-24 02:50 oracle.php
-rw-r--r-- 1 lor lor 7618 2003-05-24 02:50 postgres7.php
lor@shtepi:~/public_html/db$

Pra kontrollo me kujdes praninë e të gjithë files dhe të drejtat e tyre (dhe të kartelave).

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: Administratori në datën 05-06-2003 16:17 ]

diejt0r's picture

Ju falenderoj shume per pergjigjet ...
konfigurimi eshte si thoni ju, por kur une shkruaj ne browser localhost/octest me jep gjithmone
index of octest...

meghithate une krijova Alias /diejt0r /home/diejt0r/www .... ne file httpd.conf
ku cartela /home/diejt0r/www eshte emerimi i kartelles html te PHPnuke.
tani gjithcka funksionon ne menyre te perkyer.
Nuk di ku e kam bere gabimin persa i perket kartelles octest,
po tani qe me funksionon pak rendesi ka.

Ju falenderoj prape dhe u bej urime per punen qe kryeni me te gjithe ne...

Pershendetje diejt0r:::)))))))) ;-)