Fillimisht lexo dhe njëherë mesazhet në këtë temë: http://www.alblinux.net/modules.php?name=Forums&file=viewtopic&topic=39&forum=3
Përsa i takon phpMyAdmin, normalisht kush afron shërbimin web (hosting) ju vë në dispozicion edhe phpmyadmin me anë të Panelit të Kontrollit të sitit tuaj.
Po supozoj që në rastin tënd nuk ka menduar askush t´ju vërë në dispozicion mjetet e administrimit të sitit.
Zgjidhja 1
(dhe më e këshilluara: dërgoi një e-mail administratorit të server-it që ju afron hapësirën web dhe, me ton të ashpër, kërkoi t´ju vërë në dispozicion të gjitha veglat e administrimit, përfshirë phpMyAdmin. :-)
Zgjidhja 2
: Instalo vetë tek hapësira jote në dispozicion phpMyAdmin dhe, menjëherë pasi të kesh ngarkuar të dhënat, eleminoje (fshi kartelën).
Në rastin e dytë, ju nevoiten gjithmonë nga admin. i sistemit: emri i databazës, emri i përdoruesit të databazës dhe password për këtë përdorues.
N.q.s. vendosni për zgjidhjen e dytë, dërgoni një mesazh në forum dhe mund t´ju ndihmoj hap pas hapi në konfigurimin e phpMyAdmin. (E përsëris: jo për përdorim të përditshëm, pasi mund të vini sitin tuaj në rrezik!)