You are here

Ndihme

stopi's picture

:-o Kam shkarkuar php-Nuke 7.0 por nuk di si ta instaloj pasi eshte hera e pare.Perdor win xp pro dhe kam te instaluar edhe mysql 4.0, apache 2

Administratori's picture

Përshëndetje stopi,

php-nuke për t´u instaluar ka nevojë përveç atyre që ke përmendur edhe për PHP. Nuk mjaftojnë vetëm apache + mysql.

Pra mbasi të kesh krijuar ambientin e nevojshëm funksionues (Apache + MySQL + PHP) do të mund të nevoitet edhe një interfaqe për të komunikuar me MySQL, phpMyAdmin është një nga më të përdorurat.

Këto mjaftojnë për të "instaluar" PHP-Nuke dhe shumicën e CMS të tjerë.

Në fakt nuk mund të quhet instalim, fjala e saktë do të ishte konfigurim.
Në forum ka disa tema në të cilat shpjegohet hap pas hapi konfigurimi i PHP-Nuke.

P.s. Kjo temë spostohet.