You are here

mundet te flasi ketu per APPLE

quattroxquattro's picture

PERSHENDETJE!



duke pasur parasysh qe linux-i eshte vertet ne nje xhvillim kolosal edhe kaq i frikshem saqe ishalla qofte per te mire.



po desha te flasim nese mundet per apple MAC OS X.



me interesonte shume te dija:



1) Nese keni idene se si installohet/konfigurohet PHP-APACHE-MYSQL- PHPMYADMIN- ne nje pover book 4g, v 10.2.4- 60 GB.



2) Tjeter nese behet partizion qe te insalloj edhe debian ose ndonje version tjeter......



kisha deshire qe te bashkoja kata dy famiglie. duke shpresuar qe te mos me krijoje konflikt e probleme.



ju faleminderit



Kio

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: quattroxquattro më 24-11-2003 18:48 ]

Administratori's picture

Përshëndetje Kio,

nuk kam provuar të konfiguroj një ambient zhvillimi Apache+Php+MySQL në Mac. Kjo për faktin e thjeshtë që dhe në pc apo portatelët Mac unë instaloj Linux :-)

Sidoqoftë, mund të lexosh

këtë artikull

, ndoshta mund të të ndihmojë.

Përsa i përket instalimit të linux në PowerBook, unë përdor prej kohësh një PowerBook G3, të konfiguruar për dual boot MacOS 9 + Linux Debian/Sid. Mund të të them që debian fluturon :-), punon shumë më mirë se OS i Apple.

Nëse ke nevojë për ndihmë gjatë instalimit dhe konfigurimit, më thuaj.

quattroxquattro's picture

Ciao Lenti, mire je? e rregullove posten? se para disa ditesh kish probleme.
per sa i perket installazionit po ja po sa te skarikoj debian per mac os x ket ne pune se akoma skam internet ne shpi. problemi akoma ska arritur fibbra optika ketu tek mua. eshte ne arritje pothuajse.

po pate mundesi te me thuash nga se tja nis
hap pas hapi se po u ngaterrova deri ne fillim e mori e mira kete pune

:-]

nga duhet tja nis?

ciao Kio

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: quattroxquattro më 25-11-2003 17:12 ]

mil0t's picture

Kio,

Une e kam nje Macintosh G3 me MAC OS 9.2 dhe ne te kam instaluar gentoo linux 1.4 final, me punon shume mire! edhe pse une nuk punoj ne mac jam me shume i dashuruar ne linux vetem e kam ble per desktop per motren sepse kam deshire qe te jem free windows house , vetem e shikoj si instalohen ato dhe ndoshta kisha mundur t`ju ndihmoje.

Une jam njeri nder developers te albalinux distribucionit te cilin sapo e kemi filluar te krijojme, kam deshire sa me shume ti ndihmoje shqiptaret ne lemine e linux-it :).

Invisible.

quattroxquattro's picture

pershendetje.
te shtunen provova te installoj debian ne power book g4 17"

kush mindet te me thote me doli problem per sa i perket kernel 2.2.
edhe me kane thene se duhet te installoj kernel 2.4
juve çfar mendimi keni?
faleminderit
kio

diejt0r's picture

Pershendetje.. quattroperquattro
une kam rreth nje muaj qe kam porositur iBook g4 hde akoma s´po me vjen.
do instaloj ne te debian. Mesa kam pare ne internet duhet te besh boot me : boot : bf24
qe do te thote me kernel 2.4 (ne debian) . PO te nis dhe keto dy linke pre konfigurimin
e iBook qe mua mu duken interesante.
http://mij.oltrelinux.com/ibook/step_step/index.html
http://penguinppc.org/projects/yaboot/doc/yaboot-howto.shtml/ch6.en.shtml
megjithate kerkoi nje tutorial ne shqip dhe Administrator e forumit ...ai e ka installuar.

suksese ne pune ;-)

quattroxquattro's picture

feleminderit shume!
sonte do provoj, shpresoj qe te kem resultat. e kisha cd e boot.it por isha i ca i vjeter edhe kish kernel 2.2 e duke lexuar ca ne internet power book nuk pranon eseguzionin e installimit . vetem me 2.4 shpresoj qe do tja arrij qellimit
pra perseris faleminderit per ndihmen
persa i perket administratorit me ka ndihmuar shume shume
ciao kIo

Administratori's picture

Përshëndetje Kio,

për fat të keq këto ditë kam qenë tepër i zënë për të filluar hartimin e një udhëzuesi të thjeshtë për instalimin e debian në PowerBook.

Sidoqoftë, para se të fillosh instalimin e debian, ki kujdes particionimin e HD (nga CD me tools të MAC), pastaj mjafton të shkarkosh CD e parë me Woody për powerpc dhe të nisësh instalimin e sistemit bazë me kernel 2.4 (bf24).

Pra, po munde më thuaj çfarë hapash ke ndjekur deri tani në menyrë që t´ju ndihmoj në menyrë më të saktë.

quattroxquattro's picture

pershendetje,

ndihmeeeeeeeeeeeeeeee, se po pelcas, se mos kam mbyllur syte sonte tere naten duke provuar per te installaur debian.
atehere po kerkoj te shpjegohem

provovanje cd:me kernel 2.2 e nuk me njihte HD

skarikuam nga interneti 2.4 bf24. duke masterizuar nje cd sepse portatili ska as floppy disk installazioni vazhdon edhe bllookohet ne mes.

te them te drejten duke pasur nje person afer qe po me ndihmonte mjaft i zoti por edhe ky spo kuptonte se ku eshte problemi.

me duket se problemi eshte se nuk eshte kompiluar mire i kernel 2.4 bf24 per powerbook g4 17".
provuam disa komanda, njera nga keta per te vazhduar installazionin nga CD
boot cd:,install\powermac\yaboot.

ju jap te dhenat e portatilit tim e ju lutem nese dikush din te me tregoje nje rruge zgjidjen ose keni nje cd te fundit tew debian powerPC. qe te kem sukses.

ju lutem mos me jepni ide qe te installoj gje tjeter
o debian ose hiç fare do rri me os x deri sa te arrij qellimit :-]

te dhenat e portatilit jane keta: (shikoni link)

http://a112.g.akamai.net/7/112/51/876d38d81c5a4b/www.apple.com/powerbook/pdf/PowerBookG417_DS_102003.pdf

null

Power Book g4 17"

Ju lutem nese keni cd te ma dergoni me poste edhe duke vetem e vetem mos te kaloj netet pa gjume.
faleminderit
Kio

Administratori's picture

Përshëndetje Kio,

më vjen keq që ke kaluar një natë pa gjumë :-)

Sidoqoftë, nuk ka nevojë të kompilosh asnjë lloj kerneli të ri: mjafton CD e parë e woody (për PowerPC) dhe në fazën e boot duhet të shkruash si opcion vetëm : bf24 Në këtë menyrë instalimi fillon me kernel 2.4.18-bf2.4 që është mëse i mjaftueshëm për të kryer konfigurimin fillestar. Më pas mund të kompilosh një kernel tjetër, më të freskët, sipas dëshirës tënde.

Shpresoj që ke particionuar si duhet HD para se të fillosh instalimin e woody (particionet e OS X duhet të ndodhen para particioneve të linux për një dual-boot korrekt) .

Debian për PowerPC mund t´i shkarkosh nga kjo adresë (mjafton vetëm CD e parë):

http://debian.ethz.ch/mirror/debian-cd/images/current/powerpc/

Sidoqoftë,, mund të provosh edhe një zgjidhje alternative: provo KKnoppix për PPC nga adresa në vazhdim. Nëse niset pa problem në portatël, mund të ppërdorësh qtparted për të particionuar HD dhe më pas instaloje në HD. Knoppix është një Debian i vërtetë :-)

http://debian.tu-bs.de/knoppix/powerPC/knx-pcc-2003-07-13_4.iso

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: Administratori më 05-12-2003 16:12 ]

quattroxquattro's picture

me ne fund arritem te installojme debin ne power book g4 17"

por nuk arrijme dot te installojme pjesen grafike. qe as spo marr vesht ku. kemi ngel

kio

Faqet