You are here

Manifesti

Administratori's picture

Po hap unë edhe këtë forum...me një pjesë të shkëputur nga manifesti hacker, shkëputur nga volumi i parë, numri 7, phile 3 i Phrack - një nga revistat e njohura elektronike underground:

SOT KAM BËRË NJË ZBULIM.
KAM GJETUR NJË KOMPJUTER.
NDALO NJË MINUTË, I DASHUR. BËJ ATË QË DUA UNË TË BËSH.
NËSE BËN NJË GABIM, NDODH SEPSE UNË KAM NGATARRUAR GJËRAT. JO SEPSE UNË NUK I PËLQEJ...
E PASTAJ NDODHI...
U HAP NJË PORTË MBI BOTË...
DUKE RENDUR MIDIS LINJAVE TELEFONIKE SI HEROINA NË VENAT E NJË TË DROGUARI, DËRGOHET JASHTË NJË IMPULS ELEKTRONIK, KËRKOHET NJË MBROJTJE NGA PAAFTËSITË E PËRDITSHME...
GJEHET NJË BULETIN.
KËTU...
KY ËSHTË ATDHEU IM...
KËTU I NJOH TË GJITHË... EDHE PSE NUK I KAM TAKUAR ASNJËHERË, NUK KAM FOLUR KURRË ME TA, DHE NDOSHTA NUK DO T´I DËGJOJ KURRË MË..
JU NJOH TË GJITHËVE... KJO TASHMË ËSHTË BOTA JONË... BOTA E ELEKTRONIT DHE KOMUTATORIT, BUKURIA E BAUD.
PËRDORIM NJË SHËRBIM EKZISTUES, PA PAGUAR PËR ATË QË MUND TË KUSHTONTE PAK, SI UJI QË PIMË, PO TË MOS KONTROLLOHEJ NGA PËRFITUES TË PANGOPSHËM.
DHE JU NA QUANI KRIMINELË.
NE EKSPLOROJMË...
DHE JU NA QUANI KRIMINELË...
NE JEMI NË KËRKIM TË NJOHJES...
DHE JU NA QUANI KRIMINELË.
NE EKZISTOJMË PA DALLIM NGJYRE, PA NËNSHTETËSI, PA DALLIME FEJE... DHE JU NA QUANI KRIMINELË.
jU NDËRTONI BOMBA ATOMIKE, DEKLARONI LUFTRA, VRISNI, STËRBETOHENI DHE NA GËNJENI DHE MUNDOHENI TË NA BËNI TË BESOJMË QË ËSHTË PËR TË MIRËN TONË, E MEGJITHATË JEMI NE KRIMINELËT.
PO, UNË JAM NJË KRIMINEL.
FAJI IM ËSHTË KURIOZITETI, FAJI IM ËSHTË QË I GJYKOJ NJERZIT NË BAZË TË ASAJ QË THOTË DHE MENDON, JO DUKE U MBËSHTETUR TEK PAMJA E JASHTME. FAJI IM ËSHTË QENJA MË I DJALLËZUAR SE JU DHE, PËR KËTË, NUK DO TË MUND TË MË FALNI KURRË.


[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: më 08-06-2002 16:56 ]