meqe ra fjala ;-)
Dini te me thoni nje software p2p per knoppix.
Doje te scarcoja ndonje musike nga rrjeti,pasi ne shkolle lidhja eshte shume me e shpejte(lidhja ime ne shtepi eshte vetem nje gprs :-? )
Me windows kam perdorur winmix(qe shkonete gozha mire)ose phex(ky ndoshta jo si winmix por me avantazhin qe e instaloja ne shume pak vend,vetem 2Mb)
Problemi qendron ne faktin se,knoppix nuk mund ta instaloj ne shkolle,mund vetem ta perdor nga cd dhe ne cd nuk shoh ndonje program p2p.
Pershendetje
Knoppix 3.4
Programet p2p që përdoren zakonisht nën Linux janë Lopster apo aMule. Nëse Knoppix nuk përfshin asnjërin prej tyre do të thotë që një arsye e ka patur :-)
Ti mund të përdorësh vetëm programet që përfshihen tek Live-CD, përndryshe kërko leje për të kryer një instalim minimum, ose remasterizo Knoppix, duke shtuar edhe programet p2p. Sidoqoftë, mendoj që duhet të ekzistojnë Live-CD të tjera Linux që mund të përfshijnë ndonjë program për p2p (ndoshta Dyne:Bolic, m.q.s. përfshin vetëm tools për muzikën, audio, video e editing video, etj).
Knoppix 3.4
Pershendetje
doja te beja nje gje te tille(te shtoja opera si browser )a dini si mund te behet nje gje e tille.duhet ta installoj ne fillim knoppix dhe pastaj ta modifikoj ,mund ta bej kete pune nga windows apo nga nje distro tjeter linux??
Pra doja nje distro live me knoppix3.4(i cili me duket shume simpatik ;-) )por me opera si browser dhe ndonje soft p2p
Falemnderit per cdo ndihme dhe pwrshendetje
Knoppix 3.4
Ne realitet duhet te rimasterizosh knoppix me programet qe deshiron.
Te nevoitet CD me versionin e fundit te knoppix, nje shperndarje linux e instaluar (keshillohet debian pasi e ke me te lehte per te shtuar programet qe deshiron, knoppix rrjedh nga debian), PC duhet te jete i fuqishem, me te pakten 1 GB me RAM (keshillohet 2 Gb), nje particion prej te pakten 8 Gb (une zakonisht montoj nje HD bosh vetem per kete proçes), si dhe shume durim :-)
Harrova, te duhet edhe udhezuesi se si te
Rimasterizosh Knoppix
Knoppix 3.4
Falemnderit Moderator vend ne disk kam kam te instaluar knoppix ne hd.
Fakti eshte se kam vetem 256M ram,keshtu qe nuk qenkerka pune per mua.
Pershendetje
Knoppix 3.4
Megjithate shoh nga howto te cilin me keshilluat,se mund te bej nje file swap per te mbushur boshllekun e ram-it.
Do te provoj nje dite te djele(meqe me thonis se duhet durim:-) )
Falemnderit perseri dhe naten e mire.
Knoppix 3.4
Pershendetje te gjitheve
Kam nje problem ne instalimin e knoppix ose me mire pas instalimit.
Une kam nje disk te particionuar keshtu
Ntfs
Extendet me dy partizione linux(swap dhe ext3)
Dhe nje particion fat32
Particioni fat32 ku kam dokumentat me behet i fshehur pas cdo instalimi te knoppix3.4
Mundohem ta unhide me qparted por ne reboot eshte prap I hshehur.
Mendova se mos ishte nje problem I shkaktuar nga lilo pasi ma ve ne menune e boot edhe fat32,atehere mendova ta heq fare lilo si prove.Funksionon dhe nuk eshte me e fshehur por,une dua te mbaj lilo keshtu qe bera nje riinstalim te knoppix3.4 dhe rregullova lilo mbas instalimit qe te mos kete ne menu particionin fat32,riaviova pc dhe fat32 nuk eshte me ne menune e lilo por eshte prap i fshehur.
Tani ne noppix ky nuk eshte nje problem se fundja e unhide cdo here qe hy ne knoppix porn e windows nuk kam me dokumentat.
Nuk di se nga tja mabaj,mendimi im eshte qe nje mekanizem ne knoppix skaton ne cdo reboot,por nuk di se cili,ku ta gjej dhe si ta ndaloj.
Knoppix me pelqekerka shume pervec kesaj cudie
Falemnderit dhe diten e mire.