You are here

Instalimi i Drupal-it

altiX's picture

Laurent,
Si thashë edhe më herët...kur regjistrojë përdoruesin e parë(root);nuk mund të lajmrohem me fjalëkalimin që i jap.
Me atë fjalëkalimin që gjenerohet aty mund të futem por vetëm përkohësisht, pasi prapë nëse dëshirojë të hap diçka paraqitet permission denied.
Te settings kam:
$base_url = 'http://localhost/drupal/
Të theksoj se unë kam ndjekur procedurë tjetër (pasi siq kam theksuar përdor Xampp).
Me phpMyAdmin kam krijuar një databazë te cilën e kam quajtur drupal1 dhe pastaj prej ../drupal/database kam importuar
database.4.0.mysql
dhe së fundi:
http://localhost/drupal/
dhe .... figurat e mëposhtme apo siq theksova më lartë.
Nuk di ku po gabojë ose pse nuk po më lejon të drejtat e root-it në drupal.

BashkangjiturMadhësia
Image icon 4.jpg131.77 KB
Image icon 5.jpg74.33 KB
Image icon 6.jpg83.69 KB
laurenti's picture

Duhet paraprakisht t'i caktosh një fjalëkalim përdoruesit root:

mysqladmin -u root password fjalëkalimi_juaj_për_mysql_root

Më pas nuk duhet të kesh më probleme:

altiX's picture

Laurent,
Ne rregull, po nuk po me lejon ta krijoj:

# mysqladmin -u root password
mysqladmin: connect to server at 'localhost' failed
error: 'Access denied for user 'root'@'localhost' (using password: NO)'
/etc/init.d/mysql start
Starting MySQL database server: mysqld already running.

Kam provuar edhe reinstalimin,por e njejta gje!

altiX's picture

Pershendetje Laurent,
Sot e instalova ne nje particion Debian Etch.
Kam te njejtat gabime si ne Sid.
Nuk me lejon te instaloj mysql-server.Gabimi eshte si me larte; mos ta perseris.
Pas dhenjes se komandes:
/etc/init.d/apache2 start
kam
Forcing reload of web server (apache2)...apache2: Could not reliably determine the server's fully qualified domain name, using 127.0.1.1 for ServerName
apache2: Could not reliably determine the server's fully qualified domain name, using 127.0.1.1 for ServerName
Provoj ne shfletues:
http://127.0.1.1/apache2-default/index.html
Nuk me paraqite faqja Hyrese.
Edhe http://127.0.1.1/info.php nuk funksionon.
... Nuk e kam te qarte pse nuk starton as webmin (as ne Etch e as ne Sid); edhe pse ne Ubuntu me funksionon pa problem.
Cka mund te jete? Cilat prej paketave mungon?

laurenti's picture

Instalimi fillestar i MySQL nuk i cakton asnjë fjalëkalim përdoruesit root. Prova kryhet duke shkruar:

mysql -uroot -p

e pastaj duke shtypur thjesht Enter

  1. Arrin të hysh rregullisht:
    Komanda për krijimin e fjalëkalimit është:

    mysqladmin -u root password fjalëkalimi
  2. Nuk të lejon të futesh: do të thotë që fjalëkalimi është krijuar njëherë dhe ekziston. Nuk të kujtohet fjalëkalimi? Ja një nga rrugët për t'a ndryshuar:
    • Kthehu në root
      su
    • Ndalo proçesin në ekzekutim të mysql:
      kill `cat /var/run/mysqld/mysqld.pid`
    • Krijo një file teksti me përmbajtjen:
      SET PASSWORD FOR 'root'@'localhost' = PASSWORD('fjalëkalimi_yt_i_ri');

      dhe ruaje me emrin p.sh. ndrysho_root

    • Rinis MySQL duke dhënë komandën:
      mysqld_safe --init-file=ndrysho_root &
    • Riprovo të hysh në mysql si root me fjalëkalimin e ri të sapokrijuar:
      mysql -uroot -pfjalëkalimi_yt_i_ri
altiX's picture

Faleminderit Laurent,
me ne fund ia arrita!
Se pari i rinstalova te gjitha edhe njehere, dhe pastaj me ndihmen tende dhe te kesaj ketu:
http://wiki.fachinformatiker.de/index.php/SQL_Anweisungen
tashti Ja:
http://img98.imageshack.us/img98/5388/pamjaekranitzr9.png
Do te provoj tashti te instaloj Drupal-in!

AltiX

Anonim's picture

ok

Faqet