You are here

GNOME 2.10

laurenti's picture

Megjithëse mungon akoma 1 muaj nga lëshimi, po filloj të shtoj pamjet e para nga versioni i ri 2.10 i GNOME (sigurisht në shqip).

Instalimi është kryer nga pakot CVS, me anë të përdorimit të Jhbuild:

altiX's picture

:-Z

[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: altiX më 15-04-2005 01:11 ]

helios's picture

Gnome 2.10


helios's picture

Debian Sid 3.1| X.org 6.8.2 | GNOME 2.10.1 Shqip


altiX's picture

Përshëndetje,
Kam Debian GNU/Linux 3.0r4 DVD (Codename Woody).Para një kohe pata instaluar atë deri

këtu

në një PC tjetër.Desha ta instaloj edhe në PC time por dyshoj mos do më sjellë probleme!Këtu kam edhe 4 shpërndarje tjera që nuk dua ti humb (Suse 9.1,Fedora 3, Ubuntu dhe Yoper).Desha që në vend të Ubuntu ta instaloj Debian.Këto shkojnë nëprmjet GRUB të Suse.Në forumin gjerman për Debian kam lexuar se shumica kanë pasur probleme me SO(sidomos me Windows) që më parë kanë pasur në PC e tyre.Pra më intereson nga ju përdoruesit e vjetër të Debian-it,a mund ta instaloj atë pa Lilo ose Grub vetëm në ndarjen(particionin)e caktuar.
Dhe pyetja tjetër më duket se është një version ma i ri se ky që përmenda më lartë.Cilën ISO duhet ta shkarkoj!E lexova aty duhet me wget të bëhet.Momentalisht shpërndarja kryesore që përdor është

Yoper

dhe kam të instaluar wget.Këtu shkarkimet i bëjë me synaptic apo direkt edhe me

apt-get

!Lauernt ose Helios do ju isha mirënjohës për disa informata më të hollësishme!

laurenti's picture

Përshëndetje altiX,

1- lilo apo grub mund të instalohen pa problem tek ndarja (particioni) ku do të kryesh instalimin e debian.

2- Fotot e instalimit jane kryer gjatë instalimit të GNU/Linux Debian Sarge, duke u nisur nga imazhi .iso i sarge-netinstall RC3, që me pak fjalë është imazhi që përmban pakot e sistemit bazë (~ 108 MB), e që të jep mundësinë të vazhdosh instalimin e plotë via NET.
Mund t´a kërkosh për shkarkim në sitin zyrtar të Debian ose, mund t´a shkarkosh nga

këtu

.

Për të kryer instalimin, mjafton të ndjekësh fotot.

altiX's picture

Përshëndetje Laurent,
E shkarkova Debian pikërisht prej lidhjes së sipërshenuar...tjerat çdo gjë në rregull;nuk pata problem.Pastaj me apt-get shkarkova edhe 535 MB.
Së pari si gjithmonë kur kam të bëjë me ndonjë shpërndarje që për mua është e re e testoj në VMWare.Shiko screenshot-ët e bashkangjitur.
Ajo çka mua më intereson është:
Nëse instalohet në një PC si mund të shkarkohen pakot tjera nga interneti kur gjatë instalimit nuk është interneti i konfiguruar...apo ndoshta konfigurohet gjatë instalimit?Se unë këtu psh në Yoper kisha çasje në internet dhe VMWare nëpërmjet NAT poashtu!
2.A ke përvojë me VMWare...si mundem këtu VMWare Tools ti instaloj?A mos e di rastësisht ku gjendet pakoja këtu te Debian?
Këtu thotë se ka disa gabime gjatë konfigurimit!Unë mendoj se më shumë është pasi që VMWare Tools janë të painstaluara (nga përvoja me shpërndarjet tjera).Sidoqoftë shiko me vëmendje të lutem screenshot 3 a mos gjenë ndonjë gabim!
Kjo është vi /etc/X11/XF86Config-4.

laurenti's picture

Përshëndetje altiX,

lidhjen internet mund t´a konfigurosh si gjatë instalimit, ashtu edhe menjëherë mbas instalimit të sistemit bazë (varet nga lloji i lidhjes që përdor).

Përsa i takon konfigurimit të X, rikontrolloje: vmware suporton plotësisht debian.

laurenti's picture

Ja dhe një foto nga GNOME-2.10.1 (debian sid/experimental)... + për ata që dëshirojnë të njohin fuqinë e wine, IE në Linux: