Quote:
Përsa i takon përkthimeve duhet kryer regjistrimi në serverin pootle të përkthimeve (aktualisht në server rezulton një përdorues aktiv "altiX": kryej identifikimin në server dhe rregullo informacionet personale duke shtuar emrin e plotë, mbasi është emri që do të rezultojë tek kreditë e file të përkthyer). Nëse ndesh probleme në identifikim apo çdo lloj tjetër problemi, krijo një temë në forumet e AlbLinux.
Po e krijova po atë ditë, por nuk po mundem të kyçem me atë fjalëkalim që kam përdorur. Ndonjë e-mail nuk kam marrë; për verifikim apo diçka tjetër|!
Përshëndetje altiX, po, në të
Përshëndetje altiX,
po, në të vërtetë ekziston një problem me serverin e postës:
Por, megjithatë, identifikimi duhet të funksionojë rregullisht (nëse shkruani fjalëkalimin e përdorur gjatë regjistrimit).
Citim: Por, megjithatë,
Fshije këtë llogari që kam; do të regjistrohem përsëri.
Nuk është e nevojshme fshirja
Nuk është e nevojshme fshirja e llogarisë: nga faqja e profilit personal mund të kryen të gjithë ndryshimet e dëshiruara.
Kontrollo postën.