You are here

Copyright

Administratori's picture

Përshëndetje Anonim,



lidhur me këtë problem ka patur për një kohë të gjatë një seri e pambarueshme debatesh.



PHP-Nuke është një sistem i lëshuar nën liçencën GPL, e cila, në rastin konkret, mund të interpretohet në menyra të ndryshme. Në fakt, GPL ndalon në menyrë kategorike ndryshimin e kodit të sistemit, pa vënë në dukje ndryshimet e kryera dhe pa përmendur burimin origjinal. Përkundrazi, nuk merret parasysh (ose nuk trajtohet) vendosja e domosdoshme të emrit të sistemit apo programit në një vend të dukshëm të faqes web. Zgjedhja lihet në dorë të përdoruesit (dhe zakonisht pjesa më e madhe shprehin mirënjohje, sado të vogël, duke vendosur emrin e sitemit që përdorin falas, në faqet e tyre).



Por, këtë problem, e zgjidhi vetë Francisco Burzi, duke i dhënë në të njëjtën kohë fund diskutimeve.

JO

: e drejta e autorit (copyright), përsa i takon PHP-Nuke

Nuk mund të hiqet

nga fundi i faqes.

Për më tepër, tashmë Rreshti i Copyright, nuk është i modifikueshëm nga administratori i zakonshëm i PHP-Nuke, pasi shtohet direkt në databazë (pra duhet prekur dhe fshirë kollona përkatëse në databazë për të hequr Copyright).

Në të njëjtën kohë, kush dëshiron të mos përdorë Copyright, duhet të blejë një liçencë të veçantë direkt nga Burzi.



Pra webmaster-ët shqiptarë që përdorin PHP-Nuke dhe heqin Copyright gabojnë ose kanë blerë të drejtën nga Francisco.



Një nga përgjigjet e dhëna nga Francisco në lidhje me këtë temë (megjithëse e vjetër) mund të lexohet në adresën në vazhdim: http://phpnuke.org/modules.php?name=News&file=article&sid=3894