Mendoj që dhe kjo temë nuk mund të mungojë në këtë forum.
Nëse gjatë përdorimit të programeve në shqip ndeshni me ndonjë mosfunksionim (si shkak i përkthimit në shqip), ndonjë term të përkthyer gabim, gabime drejtshkrimi apo të ngjashme, ky është vendi i duhur ku mund të njoftohen.
Duhet të keni kujdes të jepni emrin e programit dhe versionin në përdorim.
Mendoj që përkthyesi përgjegjës, do të jetë i "lumtur" të kryejë korrigjimet e duhura.
Bug reports
Ju faleminderit Anonim,
raporti do t´i kalojë helios.
Bug reports
Anonim, ke mundësi të riprovosh instalimin e sarge?
Provova disa versione dhe nuk arrita të riprodhoj gjendjen ku jeni bllokuar ju: në të gjitha rastet instalimi përfundon me sukses.
Tek
kjo
adresë mund të shihen disa foto të fazës së instalimit (netinst) dhe, megjithëse versioni i d-i është i vjetër, instalimi (i emuluar) kryhet me sukses.