You are here

Të instalojmë Google Earth në Debian (Etch ose çdo version tjetër superior)

laurenti's picture

Akoma dhe 2-3 ditë dhe fillojnë pushimet edhe për mua :-)
Dje fillova të sistemoj makinën dhe... nuk arrij të gjej më asnjë nga hartat rrugore (mesa duket vajzat e mia do të kenë zbuluar ndonjë lojë të re për të kaluar kohën).
Ok... para se të nisem do të blej të reja, tani për tani mjafton ... Google, dhe më saktësisht Google Earth.
Nuk po vazhdoj me përshkrimin e programit, besoj që ju të gjithë e njihni: po ndalem vetëm në hapat e instalimit në Debian.
Instalimi është i thjeshtë:

cd
mkdir debs && cd debs
sudo aptitude install googleearth-package

Tashmë mund të krijojmë pakon tonë .deb thjesht duke dhënë komandën:

make-googleearth-package

Dy minuta dhe jemi gati për të instaluar pakon e sapokrijuar (në momentin e këtij shkrimi googleearth_4.1.7076.4458+0.2.0-1_i386.deb):

sudo dpkg -i googleearth_4.1.7076.4458+0.2.0-1_i386.deb

Programi është gati për t'u nisur nga menu Programe -> Internet -> Google Earth (për GNOME)

M.q.s. nuk kemi të bëjmë thjesht me një hartë rrugore, argëtimi është i siguruar :-)

Lidhje: Google Earth.

BashkangjiturMadhësia
Image icon google_earth.png822.05 KB