Probleme gjatë kompilimit me jhbuild të GNOME 2.14
Bulid bllokohet tek moduli pycairo... më së fundi arrita të gjej zgjidhjen.
Në të vërtetë fajin e ka jhbuild që vazhdon të shkarkojë cairo nga cvs
Versioni në cvs i "cairo" nuk mirëmbahet më: autori është duke përdorur git
Ok...me vrap të instaloj git...
apt-get install git-core cogito
Përdorimi i cogito është i thjeshtë:
cg-clone git://git.cairographics.org/git/cairo
...dhe cairo në versionin e duhur fillon të shkarkohet.më pas konfigurimi dhe instalimi kryhet pa problem.
cd cairo
./autogen.sh --prefix /opt/app/GNOME_cvs --enable-maintainer-mode --disable-static --disable-gtk-doc
make && make install
e mund të vazhdohet puna me jhbuild
Tani për tani, asnjë tjetër problem i ndeshur.