Në këtë dokument do të mundohemi të ndihmojmë ata që vendosin të instalojnë për herë të parë në kompjuterin e tyre një shpërndarje GNU/Linux.
Tashmë shpërndarjet linux afrojnë një instalim të thjeshtë dhe të sigurtë, me anë të një interfaqe grafike që i jep mundësinë edhe një fillestari të kryejë instalimin e tij të parë të provës pa problem.
Por megjithatë, duhet të keni të paktën disa njohuri bazë mbi kompjuterin tuaj, duhet të dini çfarë janë particionet dhe si realizohet ndarja e një disku fiks.
Ky dokument është versioni i evoluar i ISL.html.
Ndryshe nga versioni i vjetër, do të përqëndrojmë fokusin gati krejtësisht mbi GNU/Linux Debian, konsideruar nga ana jonë si një nga shpërndarjet GNU/Linux më të mira në qarkullim.
Kjo nuk do të thotë që dokumentët që do të gjeni këtu nuk janë të vlefshëm për shpërndarjet e tjera Linux: principet janë të njëjta dhe 90% e metodave të shpjeguara këtu mund të përdoren pa problem në çfarëdo shpërndarje Linux.
Përpara se të fillojmë të përgatisim komputerin tonë për këtë sistem të ri le të shohim shkurtimisht çfarë është LINUX.
Linux është një sistem multitasting dhe shumë përdorues që funksionon si në PC (personal computer) ashtu si dhe në shumë tipe të tjerë kompjuterësh. Linux është komform me standartin POSIX (IEEE P1003.x) mbi sistemet operative, i krijuar për të dokumentuar një bashkësi karakteristikash standard të UNIX. Linux përmbledh të gjitha këto karakteristika, të clave u shton zhvillimet më të fundit të UNIX BSD dhe të UNIX System V, duke afruar kështu një sistem operativ komplet dhe të fuqishëm. Përveç kësaj Linux është në gjendje të bashkëpunojë me sisteme të tjerë operative, midis të tjerëve Microsoft Windows, MacOS, UNIX e Novell.LINUX u krijua nga një student i quajtur Linus Torvalds. Më 1990 ndërsa studionte informatikë në Universitetin e Helsinki-t, në Finlandë, Torvalds-it ju duk stimuluese idea e krijimit të një sistemi operativ të ngjashëm me UNIX. Një vit më vonë, LINUX transformohet nga idea e një personi të izoluar në fenomen mbarë botëror, dhe mijra e mijra persona provuan të shkruajnë klone të UNIX.Sot LINUX përdoret nga miliona njerëz. Disa e përdorin si instrument studimi mbi funksionimin e sistemeve operative, por ekzistojnë dhe shumë aktivitete komerciale që përdorin Linux për veprimtari nga më të ndryshmet.LINUX funksionon sot në ambientet e punës së shoqërive të kalibrit të Hewlett-Packard, në sisteme embedded nga furnizues shërbimesh internet të shpërndarë në çdo anë të botës.
Ja disa nga pikat e forcës së LINUX.
LINUX konservon të pandryshuar pamjen dhe karakteristikat e UNIX, por dallon nga sistemet komercialë sepse nuk është prodhim i një shoqërie apo personi, por rezultat i bashkpunimit nga ana e zhvilluesve dhe përdorues nga mbarë bota për të krijuar diçka që mund të kënaqë nevojat e tyre prodhuese. Në ndryshim nga pjesa më e madhe e software të zhvilluar në menyrë komerciale, LINUX nuk ka një "repart marketingu" që imponon atë që quan të nevojshme për përdoruesin final.
Zhvillimi ndjek drejtimin e marrë nga Torvalds (i barazuar në shumë klube zhvilluesish me një perëndi të vogël) dhe strategjinë e tij të hacking të kernel-it.
Futja e karakteristikave të reja në Linux kryhet në mënyrë spontane e dinamike dhe qeveriset nga rregulla empirike të krijuara nga tekno-maniakët e Internetit.Ndryshe nga sistemet operativë të Microsoft, Linux, tamam si UNIX, gjindet në versione të ndryshme (të njohura me emrin shpërndarje). Këto versione janë krijuar nga shoqëri dhe ente të ndryshme.
Për të krijuar një shpërndarje, një shoqëri merr si piknisje sistemin operativ GNU/Linux dhe programet relativë, duke krijuar një vlerë shtuese nën formën e kombinimit të metodës së instalimit, programe ekskluzivë dhe suport teknik. Dallimi midis shpërndarjeve të ndryshme është i ngjashëm me dallimin që ka një Ford nga një Chevorlet: funksionimi është gati identik, por marka dhe disa nga karakteristikat janë të ndryshme.
Shpërndarjet më të njohura janë si në vazhdim:
Çfarë është debian?
Projekti Debian është një grup individësh që i kanë vënë vetes si qëllim krijimin e një sistemi operativ të lirë.
Ky sistem operativ i krijuar në këtë menyrë mori emrin Debian GNU/Linux, ose shkurtimisht Debian.
Një sistem operativ është një përmbledhje programesh të thjeshtë dhe instrumentësh që bëjnë të funksionojë kompjuterin tuaj. Zemra e një sistemi operativ është kernel-i. Kernel-i është programi më i rendësishëm i kompjuterit dhe kryen të gjitha operacionet bazë të "mirëmbajtjes" dhe ju jep mundësinë të nisni programet e tjerë.Sistemet Debian aktualisht përdorin kernel-in Linux.
Linux është një pjesë programi i nisur nga Linus Torvalds dhe përkrahur nga mijra programues nga mbarë bota.
Por Debian nuk ndalon këtu: vazhdon puna për të afruar Debian edhe për kernel-ë të tjerë, në rradhë të parë për Hurd.
Hurd është një koleksion server-ësh që funksionojnë në bazë të një microkernel-i (si puna e Mac) për të krijuar funksione të ndryshëm. Hurd është software i lirë prodhuar nga projekti GNU.
Pjesa më e madhe e instrumentëve bazë të përfshirë në sistemin operativ vijnë nga projekti GNU; kështu shpjegohen dhe emrat: GNU/Linux and GNU/Hurd. Këto instrumente janë gjithashtu të lirë.Sigurisht, çfarë duan përdoruesit janë aplikativët: programe që i ndihmojnë për të kryer aktivitetin e përditshëm, nga shkrimi i dokumentëve deri tek manazhimi i ndërmarrjes, kalimi i kohës së lirë duke luajtue e deri tek shkrimi/projektimi i programeve të tjerë. Debian përfshin më shumë se 15490 paketa (programe të prekompiluar të përgatitur në menyrë që të afrojnë një instalim të thjeshtë dhe të menjëhershëm në kompjuterin tuaj) , të gjitha të lira.
Ngjan pak a shumë me një kështjellë. Në bazë gjendet kernel-i. Sipër tij gjenden të gjithë instrumentët bazë. Në vazhdim të gjithë programet që ekzekutoni në kompjuter. Në majë të kështjellës ndodhet Debian, që me kujdes organizon dhe përshtat gjithçka që të funksionojë gjithmonë dhe në menyrë korrekte.
Çfarë hardware duhet të kem që të përdor Debian?
Debian funksionon gati në të gjithë llojet e pc (personal computers), përfshirë dhe pjesën më të madhe të modeleve të vjetër. Çdo version i ri i lëshuar i Debian zakonisht suporton një numër akoma më të madh arkitekturash kompjuteri.
Lista e plotë e arkitekturave aktualisht të suportuara, mund të vizitohet tek dokumentet për versionin stabël.Gati të gjithë hardware e zakonshëm suportohen. Nëse dëshironi të siguroheni që të gjithë dispozitivët e lidhur me kompjuterin tuaj janë të suportuar, mjafton të kontrolloni Linux Hardware Compatibility HOWTO.
Ekzistojnë gjithashtu disa kompani që bëjnë të vështirë suportin duke mos lëshuar specifikat e hardware të tyre. Kjo dë të thotë që ndoshta nuk do të keni mundësi të përdorni hardware e tyre me GNU/Linux. Disa kompani afrojnë drivers non-free, por kjo është një problem mbasi më vonë një kompani mund të mbyllë tregëtinë ose të ndalojë suportin për hardware që keni ju. Prandaj ju rekomandojmë të blini hardware vetëm nga prodhuesit që afrojnë drivers të lirë për produktet e tyre.
Që me versionin e parë të lëshuar në Prill të 1993, Projekti Slackware Linux është përpjekur të krijojë shpërndarjen Linux më shumë "UNIX-like" në qarkullim.
Slackware plotëson standartet e publikuar Linuxs, si p.sh. Linux File System Standard.
Duke vënë në plan të parë thjeshtësinë dhe stabilitetin, Slackware është bërë një nga shpërndarjet më të njohura, të qendrueshme dhe të lehta në qarkullim aktualisht.
Versioni zyrtar i Slackware Linux nga Patrick Volkerding është një sistem oprativ i avancuar Linux, i projektuar duke i dhënë përparësi kryesore objektivëve të përbashkët të lehtësisë në përdorim dhe stabilitetit.
Me përfshirjen e programeve më të rinj dhe më të përdorur por pa harruar tradicionin, me afrimin e thjeshtësisë dhe lehtësisë në përdorim së bashku me fleksibilitetin dhe fuqinë, Slackware ju shtron në tavolinë gjith'më të mirat e botës.
Krijuar në origjinë nga Linus Torvalds në vitin 1991, sistemi operativ UNIX®-like Linux tashmë përfiton nga kontributi i miliona përdoruesve dhe zhvilluesve nga e gjithë bota.
Slackware Linux i afron përdoruesve të rinj dhe me eksperiencë një sistem operativ Linux tepër funksional, i paisur për të shërbyer në të gjitha fushat, nga desktop e workstation deri tek serverët. Serverët web, ftp, dhe email janë gati për përdorim në kuti, sikurse janë gati ambientet më të mirë të punës desktop.
Krejt instrumentët e zhvillimit, edituesit, dhe libraitë aktuale janë përfshirë në dispozicion të përdoruesve që dëshirojnë të zhvillojnë apo të kompilojnë programe shtesë.
Krijuar nga Daniel Robbins, Gentoo Linux është një shpërndarje Linux e veçantë: në fakt çdo pjesë e sistemit dhe çdo program mund të kompilohet dhe optimizohet në bazë të makinës ku instalohet.
Nuk mund t'jua këshillojmë përdoruesve që vijnë direkt nga bota Windows, pa përvojën e duhur.
Mandriva, fillimisht njohur si Mandrakesoft, është rezultati i bashkimit/shkrirjes së disa prej pionerëve të open source si Mandrakesoft në Francë, Conectiva në Brazil, Edge IT në Francë dhe Lycoris në SHBA.
Afron, duke u kujdesur për zhvillimin, një version krejtësisht të lirë, Free Mandriva, si kontribut i detyrimit ndaj principeve të open source.
Krahas versionit free, afron një sërë produktesh komercialë, për privatë, ndërmarrje apo administrata publike.
I thjeshtë në instalim dhe përdorim, ja këshillojmë të gjithëve!
Faqja zyrtare: Mandriva
Një nga shoqëritë pionere në botën e Linux dhe OpenSource: afron aktualisht versione komercialë, orientuar kryesisht në tregun server. Produktet dhe zgjidhjet e afruara janë të kualitetit të lartë dhe të çertifikuara, suporti është nga më të mirët në qarkullim.
Vazhdon të ndihmojë OpenSource duke dhuruar një pjesë të mirë të kodit dhe të punës së inxhinierve të saj në Projektin e hapur Fedora.
Faqja zyrtare: Red Hat.
Projekti Fedora është një projekt open source i sponsorizuar nga Red Hat dhe i suportuar nga një komunitet tepër aktiv zhvilluesish.
Ka si qëllim krijimin e një sistemi operativ të mbështetur eskluzivisht në software të lirë.
Instalim grafik i udhëzuar, i lehtë në përdorim, i përshtatshëm edhe për përdoruesit me pak përvojë: këshillohet për të gjithë!
Shpesh herë, përdoruesit që vijnë nga bota Windows, ndihen të pasigurt në hedhjen e hapit të ri: instalimit të GNU/Linux në kompjuterin e tyre.
Edhe në këtë drejtim komuniteti OpenSource ka afruar dhe afron një zgjidhje tepër të përshtatshme: mundësia e provës së një shpërndarje Linux me anë të ashtuquajturës Live-CD; mjafton të niset komjuteri nga CD Live dhe pa instaluar asgjë në disk do të mund të provohet apo dhe të punohet në një shpërndarje GNU/Linux.
Lista e plotë me shpërndarjet "Live CD" Linux mund të vizitohet në adresën në vijim: The LiveCD List.
Më të njohurat janë sa në vazhdim.
Çfarë eshtë KNOPPIX®?
KNOPPIX është një sistem Live në CD ose DVD, i përbërë nga një koleksion programesh GNU/Linux, zbulim automatik të hardware, dhe suport për pjesën më të madhe të skedave video, sekdave audio, dispozitivëve SCSI e USB dhe periferikeve të tjera.
KNOPPIX mund të përdoret si sistem pune Linux për desktop, CD edukimi/mësimdhënie, sistem emergjence, ose të përshtatet për të krijuar versione demostrativë të progremeve komerciale ose jo.
Nuk ka nevojë të instalohet asgjë në hard disk. Duke përfituar nga dekompresimi "në kohë reale", në CD mund të përfshihen më shumë se 2 GB me programe të instaluar të gatshëm për përdorim (më shumë se 8GB në versionin "MAXI" të DVD-së).
Morphix është një sistem operativ GNU/Linux në një CD.
Me fjalë të tjera, nuk keni nevojë të instaloni asgjë në diskun tuaj fiks... thjesht fut CD, rinis kompjuterin, fillo të përdorësh Morphix!
Kur të rinisni përsëri kompjuterin (kësaj rradhe pa CD në lexues) makina juaj do të jetë ashtu si e kishit lënë më parë... pa asnjë lloj ndryshimi/dëmtimi.
Të instalosh LINUX është po aq e vështirë sa të instalosh një sistem të ri operativ; domethënë, duhet të pranojmë faktin që nuk do të kemi mundësi të përdorim instrumentet e zakonshëm me të cilët jemi mësuar prej kohësh.
Por ne kemi vendosur të provojmë GNU/Linux, apo jo?
Nëse keni lexuar deri tek kjo faqe, besoj që keni ndjekur të paktën këto kalime:
Nuk do të lodhem kurrë duke e përsëritur: mos filloni kurrë të "luani" me kompjuterin tuaj pa krijuar fillimisht një kopje të të dhënave më të rendësishme për ju (dokumente, mesazhe email, muzika dhe filmat e preferuar, etj.)
Megjithëse tashmë ekzistojnë edhe versione të Linux të aftë të instalohen dhe të funksionojnë nën Windows si një program i zakonshëm, nuk ma bën zemra t'jua këshilloj: ne duam një sistem të ri, të fuqishëm dhe stabël; e gjithë kjo e humb kuptimin nën Windows :-)
Kemi dy rrugë:
Nëse keni zgjedhur rrugën e parë, mund të kapërceni sa vazhdon.
Rruga e dytë.
Ekzistojnë disa programe nën Windows që ju ndihmojnë/udhëzojnë në ndryshimin e tabelës së particioneve të diskut tuaj fiks: më i njohuri është PartitionMagic.
Kush ka këtë program nuk ka nevojë për shpjegimet e mija për ta përdorur :-)
Por ne duam të përdorim vetëm programe Open Source, të lirë si ajri që thithim!
Prandaj thërrasim në ndihmë ...GNU/Linux.
Ja si duhet të veprojmë:
qtparted &
.
Tani jemi gati për të instaluar shpërndarjen tonë GNU/Linux.
Sa në vazhdim do të jetë një përshkrim i hollësishëm në lidhje me hapat që duhen ndjekur për të kryer instalimin e një ambienti pune të plotë, bazuar në Debian Sarge (alias Debian 3.1).
Do të ndjekim rrugën normale, duke u përpjekur të shmangemi sa më pak nga skema e afruar në menyrë të prezgjedhur nga Projekti Debian.
Çfarë na duhet:
Shkruaj linux26 në boot promt...
Zgjedhja e gjuhës
Zgjedhja e tastierës
Shkrimi i emrit të host
Shkrimi i emrit të domain
Menyrat e ndarjes
Ju do të zgjidhni particionin tuaj të lirë...
Mbaruam me krijimin e particionit swap...
Instalimi i sistemit bazë...
Presim rinisjen e kompjueterit, zgjedhim Linux si sistem operativ nga lista e GRUB dhe futemi: fillon faza e konfigurimit të sistemit bazë:
Konfigurojmë zonën orare:
Shkruaj fjalëkalimin për përdoruesin root:
Krijo një përdorues të zakonshëm:
Zgjedhim metodën e instalimit:
Meqenëse do të kryejmë një instalim via internet, zgjedhim http:
Zgjedhim një mirror për instalimin tonë:
Nëse përdorni proxy në rrjet, plotësoni të dhënat (zakonisht bosh):
Tek zgjedhja e programeve për Debian zgjedhim vetëm Mjedisi i punës
Fillon shkarkimi dhe instalimi i pakove që përbëjnë Mjedisin e punës:në varësi të lidhjes Internet do të nevoiten disa minuta (18-25 min me një lidhje ADSL të zakonshme)
Gjatë fazës së instalimit, programi do të drejtojë disa pyetje të thjeshta:
Zgjedhja e drivers për kartën grafike...
Zakonisht -> Jo
-> Po
-> Po
Konfigurojmë Exim
-> zërin e dytë (postë e dërguar me anë të smarthost
Konfigurimi bazë përfundoi!
Mbasi të kemi përfunduar me sukses instalimin, do të niset serveri grafik X e më pas GDM, programi që kujdeset me identifikimin dhe futjen e përdoruesve në sistem.
Pamja e parë që na shfaqet është:
Le ta zbukurojmë pak :-)
Kliko tek Veprimet -> Konfiguro manazhuesin e login...
Zgjidh Greeter grafik -> Happy GNOME
Zgjidh tek skeda Të përgjithshme Greeter grafik tek zëri Lokal:, dhe kliko tek Mbylle:
Identifikohuni në sistem:
Para jush...GNOME...në shqip...gati për tu shfrytëzuar pa ndaluar/bllokuar asnjëherë...:-))
E jo vetëm...tifozët e KDE, mund ta fillojnë ta përdorin menjëherë...