LUG

Linux User Group

  • Çfarë është një LUG?
    Gjëja e parë që na vjen në mendje kur dikush pyet se çfarë është një LUG, është përgjigja: "Një LUG është shkurtimi i Linux User Group, d.m.th. një grup përdoruesish Linux", por në shumicën e rasteve ky shjegim nuk mjafton për të dhënë ndihmën e kërkuar. Prandaj le të përpiqemi të shpjegohemi më mirë.
    Sigla LUG do të thotë tamam "Linux User Group", ku për "grup" kuptohet një bashkësi personash që ndodhen afër gjeografikisht, si për shembull qytetarë të të njëjtit shtet apo qytet, dhe kanë si të përbashkët dëshirën për të shkëmbyer ide, të fshehta dhe zgjidhje mbi problemet që ndeshin (dhe shpesh kapërcyer) në përdorimin e përditshëm të Linux.
    Çfarë LUG nuk duhet jetë kurrë është: një vend ku të kërkosh ndihmë pa marrë pjesë në aktivitetet, dhe të mërzitesh dhe të të ngrihen nervat kur ndihma e kërkuar nuk ka arritur të të zgjidhë problemin personal.
  • Aktiviteti i një LUG?
    Qëllimi kryesor i një LUG është të ndihmojë, siç thamë më sipër, kë ndodhet në vështirësi (sigurisht, në përdorimin e Linux). Dhe për të realizuar këtë organizon kurse, takime dhe çdo gjë tjetër që mund të ndihmojë në vazhdimin e përhapjes së Linux.
    Por për të bërë këtë nevoitet pjesëmarrja e të gjithë atyre që bëjnë pjesë në LUG.
  • Si të krijosh një LUG?
    Gjëja e parë që duhet bërë kur vendoset të krijohet një LUG është kontrolli i ekzistencës së një tjetri afër; duke vepruar kështu eleminohet mundësia që dy LUG të ndryshëm mund të "bezdisin" njëri-tjetrin, duke konsideruar që qëllimi është i njëjtë. Pas këtij hapi, arrijmë në "si".

    Para së gjithash duhet të kërkohen, brenda të njëjtit lokalitet gjeografik, përdorues të tjerë të Linux që dëshirojnë të marrin pjesë në krijimin e LUG-it të ri. Ndërsa presim të gjejmë ndonjë, duhet të kërkohen pjesmarrësit e rinj edhe nga vende të tjerë, si në MailingList dedikuar Linux-it apo në newsgroup-e të ndryshëm dedikuar Linux. Pasi të jeni lidhur të paktën me 4 apo 5 persona mund të mendoni seriozisht të krijoni një LUG në lokalitetin tuaj.

  • Sa kushton krijimi i një LUG?
    Natyrisht krijimi i një LUG nuk ka një kosto, sepse LUG nuk është gjë tjetër veç një emri që simbolizon një grup personash që përdorin Linux dhe jetojnë në të njëjtën zonë gjeografike.
    Duke mos patur një kosto nuk ka as shpenzime, përveç atyre telefonike për shkëmbimin e mail-ve që përmbajnë ndihmat, këshillat apo truqet.
  • Pasi të krijohet çfarë të bësh?
    Po të keni arritur në këtë pikë do të thotë që LUG-u i zonës suaj është më së fundi krijuar. Tani duhet mbajtur gjallë.
    Gjëja e parë është krijimi i një vënd-takimi ku të gjithë pjesëmarrësit mund të "gjejnë" të tjerët. Ky vend mund të jetë një
    mailinglist. Nuk ka nevojë të kesh një lokal apo klub. Mjafton të kesh mundësinë të jesh gjithmonë në kontakt.
    Pra para së gjithash është i nevojshëm krijimi i një MailingList ose i një grupi diskutimi (të ngjashëm me ata që afrohen falas nga
    eGroups) në të cilin të gjithë pjesëmarrësit duhen të rregjistrohen; duke vepruar kështu do të jetë më e lehtë të jeni gjithmonë në kontakt dhe të filloni të ndihmoni njëri-tjetrin.
    Pasi LUG të ketë filluar të funksionojë siç duhet mund edhe të mendoni të organizoni ndonjë gjë, si për shembull një "kafe", që jep mundësinë të njiheni personalisht.
  • Po pastaj?
    Pyetje e bukur. Një nga qëllimet e çdo LUG duhet të jetë përhapja e Linux brenda zonës së vet gjeografike, duke u përpjekur të përfitoni nga të gjithë rastet që ju dalin.
    Në qoftë se për shembull bibloteka e qytetit apo e fakultetit ka një sallë të lirë, mund t'a përdorni si një pikë takimi për të gjithë ata që kanë një problem me Linux, probleme që Lug-u juaj mund të ndihmonte për t'a zgjidhur. Ose mund të mendoni të aktivoni kurse alfabetizmi në Linux për të gjithë ata që bëjnë kërkesë.
    Këto gjëra mund ti bëni me pagesë apo falas sipas vendimit tuaj, bashkë me pasojat e këtyre vendimeve (ju kujtoj që marrja e të hollave "në të zezë" është shkelje ligjore).
  • Për t'a mbyllur?
    Mbyllja është gjëja më e vështirë. Çfarë mund të themi është që nisja e një LUG nuk është gjëja më e lehtë në botë, por pasi gjithshka të ketë filluar të lëvizë të dalësh është shumë më e vështirë, edhe sepse nuk ju kushton asgjë të rrini në grup.