Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

Ubuntu 8.04: Hardy Heron

Sapo është dhënë njoftimi (tek mailing list ubuntu-devel-announce) mbi lëshimin e Ubuntu 8.04, mbiquajtur Hardy Heron.

H-ja e dyfishtë në emër vazhdon të respektojë traditën e emrave të ndryshëm përdorur nga Ubuntu: Dapper Drake, Edgy Eft, Feisty Fawn, Gutsy Gibbon ...

Njoftimi i plotë mund të lexohet në këtë adresë.

laurenti's picture

Linux pushton parlamentin italian

Është paraqitur në datën 10 të këtij muaji plani për kalimin e infrastrukturës së Dhomës së Deputetëve të parlamentit italian (Camera dei Deputati) nga Windows në Linux.
Plani i plotë parashikon kalimin gradual të krejt administratës drejt sistemit të ri operativ si dhe vënien në dispozicion të klientëve nga ana e bibliotekës së Montecitorio-s të kompjutërve me Linux.
Pra, duke filluar nga dita e djeshme, çdo deputet që kryen kërkesë mund të instalojë në kompjuterin e tij personal, laptop apo desktop, si dhe në kompjuterët e zyrës së tij sistemin operativ GNU/Linux.

laurenti's picture

Lëshohen GNOME 2.18.3 stable dhe GNOME 2.19.4 unstable

Sapo janë lëshuar versioni GNOME 2.18.3 stable që duhet të jetë lëshimi i fundit përsa i takon serisë 2.18 dhe versioni GNOME 2.19.4 unstable, lëshimi i katërt i degës së zhvillimit, versioni përfundimtar i së cilës parashikohet të lëshohet për në shtator 2007.

Elysium444's picture

Gnome vs KDE

para nje jave kalova ne KDE mbas shum e shum kohesh duke punuar ne Gnome. Dhe ajo qe arrita si konkluzion eshte qe Gnome+beryl nuk krahasohen fare me kde. Gnome harxhon shume pak procesor dhe eshte praktik ka me shum mundesi modifikimi sesa KDE duke perjashtuar avantzhet e KDE per "multiple wallpaper" qe eshte dicka e mire. Gjithsesi akom skam provuar KDE me beryl por besoj se do kthehem ne GNOME edhe per shume kohe ne vazhdim...

P.S. Nqs dini ndonje avantazh te vecante qe ka KDE dhe Gnome nuk e ka, Ju lutem shkruani nje koment.

-Elysium444

Elysium444's picture

Te montojm/c'montojm ISO, script per nautilus

Keto dy scripte per montim dhe c'montim te skedareve ISO jane te nevojshme nese doni te provoni skedarin ISO para se ta shkruani ne CD.

--Keto dy skedare shkojne ne direktorin /home/PERDORUESI*/.gnome2/nautilus-scripts/

1-Si fillim hapim Terminalin dhe shkojme tek direktoria:

cd /gnome2/nautilus-scripts

--tani qe jemi aty krijojm skriptin:

gedit monto-iso

--mbasi te jete hapur programi gedit (editor teksti) kopjoheni kodin e me poshtem ne te dhe ruani skedarin duke shtypur Ctrl+S:

#!/bin/bash
#
# nautilus-mount-iso Nga Elysium444

gksudo -k /bin/echo "got r00t?"
EMRIBAZE=`emribaze "$*"`

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS