Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

AlbLinux's picture

Dhe pak ditë na ndajnë nga lëshimi i MandrakeLinux 9.0

Data e parashikuar për lëshimin e versionit të ri 9.0 të MandrakeLinux është 13 shtatori. Ndërkohë nëpër mirror-et e ndryshëm ftp janë lëshuar kopjet e beta-4. Sipas parashikimeve, pjesa më e madhe pakove të kësaj beta do të jenë ato që do të përbëjnë edhe versionin final.

AlbLinux's picture

Kodi i XVID është 'vjedhur' !

Me sa duket kodi i codec MPEG4 të njohur si XVID (lëshuar nën licencën GNU GPL) është 'vjedhur' nga një shtëpi prodhuese të hw e st të quajtur Sigma Designs' e cila sipas lajmeve e ka pranuar shkeljen. Si përgjigje ndaj këtij akti dhe në pritje të ndihmës nga ana e komunitetit opensource dhe të FSF, autorët e XVID kanë pezulluar projektin.
Hollësi të tjera mbi aktin dhe zhvillimin e situatës mund të ndiqen nga siti zyrtar i XVID:
http://xvid.org/.

AlbLinux's picture

Të shkruash me sy

Nga njëri prej lajmeve të Slashdot njihemi me një program (lidhja ju çon tek faqja e projektit) që mundëson, në bashkpunim me një hardware në gjendje të njohë levizjen okulare, të shkruash me sy thjesht duke parë software-in ndërkohë që është duke shkruar kombinimet e ndryshme, duke parashikuar (me një metodë të ngjashme me T9 tek telefoninët) se çfarë fjale do të kompozojmë. Programi është lëshuar nën licencën GPL.

AlbLinux's picture

Euro - Echelon

Me justifikimin zyrtar të parandalimit të terrorizmit, i vetmi rezultat është kontrolli komplet i komunikimeve midis qytetarëve privatë.

AlbLinux's picture

Microsft blen RedHat (???)

Duke lundruar ne web, papandehur ndesha ne kete faqe. Lajmi kryesor flet mbi blerjen e RedHat Linux nga ana e Microsoft. Sigurisht interesante (dhe sigurisht nje lajm sensacional) po te jete i vertete.
Sidoqofte, akoma edhe njehere, kemi te bejme thjesht me nje shaka ne kurriz te Microsoft (apo RedHat?).
Siti nuk eshte i Microsoft, dhe adresa origjinale eshte http://212.254.206.213/original.html.
N.q.s. nuk arrini t'a gjeni me ate faqe, ketu mund te gjeni nje kopje te saj.

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS