You are here

Një gjobë prej 497 milion euro!

AlbLinux's picture

Vetëm nesër do të njohim shifrën e saktë të gjobës me të cilën Komisioni mbi Konkurrencën, drejtuar nga komisari BE për konkurrencën Mario Monti, do të dënojë Microsoft, e akuzuar për shpërdorim të pozicionit mbizotërues.
Lajmet që kanë filluar të qarkullojnë nga "persona të informuar mirë mbi çështjen" flasin për një shifër rekord, të padëgjuar kurrë deri sot: plot 497 milion €
Në fakt gjoba më e madhe me të cilën është dënuar ndonjëherë një shoqëri për "shpërdorim të pozicionit dominues" është prej 75 milion €, kundër grupit Tetra Pak në vitin 1991.

Menjëherë arrin përgjigja nga ana e Microsoft, me anë të së cilës Grupi bën të njohur që e konsideron shumën e gjobës të pajustifikuar dhe që është gati të "kundërshtojë" vlerësimin e komisionit BE mbi konkurrencën.

Le të presim me durim vendimin e nesërm të Komisionit në lidhje me propozimin e Komisarit Monti.